Përgatituni, taksë edhe për rrugën Tiranë- Durrës

Diel, 10 June 2018 19:22

Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke studiuar mundësinë e aplikimit të pagesës në disa akse kombëtare në vend sipas modelit të rrugës Durrës-Kukës.

Kreu i këtij institucioni, Afrim Qendro i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se ende nuk ka një vendimmarrje pasi aplikimi i takës sipas modeleve botërore është ende në fazën e studimit dhe po ashtu varet nga ecuria e këtij procesi në rrugën Durrës-Kukës.

Afrim Qendro: Po diskutohet edhe aksi Tiranë-Fier-Vlorë, po diskutohet edhe aksi Tiranë-Elbasan, edhe aksi Tiranë-Durrës, ndoshta edhe Gjirokastër-Sarandë. Por këto janë pjesë e studimeve, pjesë e analizave në të cilat nuk merr pjesë vetëm autoriteti rrugor, këto janë vendime të rëndësishme që i merr qeveria shqiptare.

Qendro tha se ndërhyrja emergjente Tiranë-Durrës e cila nis në 11 qershor do të përfundojë para 1 korrikut dhe  nuk do të cënojë sezonin turistik.

Afrim Qendro: Që do të thotë ne nuk do të bëjmë mbushje të gropave, por do të marrim segmentet më të dëmtuara, do ti hiqet asfalti aktual dhe do të shtrohet.Ne këtë punë do ta mbarojmë deri në datën 1 korrik, që me fillim normal të sezonit turistik kjo rrugë të jetë e kalueshme.

ARRSH bashkë me kontraktorin është në fazën e studimit edhe për ndërhyrjen që do të bëhet në aksin Lezhë-Shëngjin, kur shembja e një masivi gurësh goditi një autobus dhe plagosi dy gra javën e kaluar.

Afrim Qendro: Ne jemi në kontakt me konsulentin edhe me bankën për të bërë një investim emergjenc. Për shkak të shirave ne bëjmë një monitorim të skarpateve ku shtrihen këto rrugë. Nuk kishim ndonjë indikator dhe asnjë të dhënë që mund të kishim rrëshkitje. Këto gjëra ndodhin! Ne jemi në bisedim me BB për të ndërhyrë në këtë segment që fillon nga qyteti i Lezhës deri në Shëngjin. Është një zonë që paraqet një rrezikshmëri të tillë. Jemi në tratativa për të bërë qoftë pastrime qoftë veshje me rrjet. Presim shumë shpejt që njërën nga masat që parashikon kontrata ta realizojmë.

Kreu i ARRSH njoftoi se institucioni që drejton po përgatit projektet dhe do të hapë punimet në tre lotet për Unazën e Madhe të Tiranës.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 19:27

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Aktualitet

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Një ditë më parë, Instituti i Statistikave raportoi për rritje vjetore të eksporteve  me 18.4 %. Por nga se është shkaktuar një rritje e tillë? Eksportuesit vlerësojnë se ndikimi kryesor...

Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Bota Shqiptare

Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Minatorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe duke nisur nga ora 08:00. Ata kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës e nxjerr nga Qeveria, ku thonë se...

Conte në Berlin, Angela Merkel: Do mbështesim Italinë për refugjatët

Globi

Conte në Berlin, Angela Merkel: Do mbështesim Italinë për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ofroi mbështetjen e Gjermanisë për Italinë për të përballuar fluksin e emigrantëve, gjatë takimit të zhvilluar sot me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, gjatë vizitës së tij...