Vendimi i Britanisë/ Ja çfarë do ndodhë me emigrantët shqiptarë në vitin 2019

Tuesday, 12 June 2018 19:22

Një mundësi e artë e duket se ka ardhur nga Britania për të gjithë emigrantët, përfshirë edhe mijëra shqiptarët që e duan të pajisen me dokumentacionin anglez.

Nga Londra vjen njoftimi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.

Ky vendim vjen pasi Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në 2019-ën.

Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do iu jepet mundësia që të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik.

Një numër i madh shqiptarësh me pasaporta greke apo italiane janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike.

Nëse ata arrijnë të vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.

Ndërsa, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë.

Ky vendim i fundit i qeverisë britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit.

Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 19:22

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tjetër çerdhe përfshihet nga flakët në Tiranë

Aktualitet

Tjetër çerdhe përfshihet nga flakët në Tiranë

Njoftimi i Policisë: Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë...

Sos durimi i Salvinit, paralajmëron BE-në: Do rikthejmë emigrantët

Globi

Sos durimi i Salvinit, paralajmëron BE-në: Do rikthejmë emigrantët

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 prej tyre ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e...

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...