Dëgjesa me artistët, Trebicka: Do thonë si e hëngrën ata atë koqe ulliri!

E Enjte, 14 June 2018 13:48

Gjatë dëgjesës publike me kryebashkiakun Erion Veliaj, aktori Alfred Trebicka ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Trebicka ka sqaruar se thelbi i çështjes është territori ku është ngritur teatri, pasi është memorie kombëtare.

Trebicka tha se nëse teatri prishet dhe toka merret, atëherë brezat do të thonë “si e hëngrën ata atë koqe ulliri”.

Alfred Trebicka: Ky diskutim është ajo që kemi dëshiruar 27 vite më parë. Përsa i përket çështjes së Teatrit, nuk mendoj se ndonjë nga ne do një teatër me kushte minimale.

Nuk mendoj se ndonjëri nuk do teatër madhështor. Këtu bëhet fjalë për një territor që është i Teatrit dhe duan t’a grabisin.

Ajo çka na ka prurë deri në këtë pikë është mungesa e transparencës, e këtij kontakti që ne kemi sot. Ruajtja e një territori si objekt është qëllim.

Memoria është memorie, kujtesa është kujtesë. Gjithsecili ka qenë në Romë ose më larg se Roma dhe të gjitha vendet që ka folur Musolini janë ruajtur se aty është vendi ku ka folur ai i poshtri ai qelbësira.

Thelbi është territori, ajo hapsirë e lakmueshme. Nëse bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin, e ai territor të mbetet i Teatrit ia kemi arritur qëllimit.

Nëse merret, atëherë do themi si e hëngrën ata atë koqe ulliri.  Unë po respektoj minutazhin.

Menjëherë i është përgjigjur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka thënë se dhe për stadiumin nuk kishte fonde por u gjet zgjidhja. Faxweb.al sjell më poshtë replikat.

Erion Veliaj: As për stadiumin si kishim lekët por u gjet zgjidhja. E patë si doli? Nëse s’do bëhej projekti për Teatrin, do thonit që ja stadiumi u bë ne ngelëm me atë godinën.

Alfred Trebicka: Nuk e di si janë  stadiumet se unë s’jam tifoz. Por s’kam parë në asnjë vend, as tani në Rusi, ndonjë stadium me kullë. Stadium me kullë s’kam parë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit

Aktualitet

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit

Ditën e nesërme në sitën e vettingut do të kalojë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska. Seanca dëgjimore për Toskën është caktuar në datën 20 qershor në orën...

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Aktualitet

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet...

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Aktualitet

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Një ditë më parë, Instituti i Statistikave raportoi për rritje vjetore të eksporteve  me 18.4 %. Por nga se është shkaktuar një rritje e tillë? Eksportuesit vlerësojnë se ndikimi kryesor...