Raporti/ Shqiptarët ndjehen të pasigurtë, të fundit në rajon

E Enjte, 14 June 2018 14:00

Raporti për rendin dhe sigurinë i Gallup për 2018-ën e rendit Shqipërinë në  të fundit në rajon, me pikë të barabarta vetëm me Maqedoninë, ndërkohë që Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë bindshëm më mirë në renditje.

Raporti është përpiluar mbi bazën e një sondazhi, ku njerëzit janë pyetur se sa të sigurtë ndihen, a i`u ka ndodhur të grabiten gjatë muajve të fundit, a i`u jep siguri policia lokale dhe a janë sulmuar gjatë 12 muajve të fundit. Me 78 pikë në total, shqiptarët renditen të 71-tët në renditjen totale.

Të dhënat i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se, janë vetëm pesë, vendet e tjera në Europë më keq se vendi ynë; Turqia, Greqia, Rusia dhe Ukraina. Të dhënat nuk tregojnë realisht gjendjen e sigurisë në vendin tonë, por perceptimin e njerëzve për të.

Në raportin e vitit të kaluar ndërkohë Shqipëria renditej e 60-ta, paksa se shqiptarët kishin një perceptim më negativ për sigurinë në vend se sa viti pasardhës.

Kjo do të thotë se, shqiptarët janë disi më optimist në krahasim me një vit më parë në drejtim të sigurisë, por se nga ana tjetër, vendet e tjera të botës, e kryesisht ato europiane dhe rajonale kanë pasur një përmirësim bindshëm më të madh.

Në nivel global, vendi më i sigurtë rezulton të jetë Singapori dhe ai më pak i sigurtë Venezuela.

Rezultatet e renditjes tregojnë qartë se gjendja ekonomike e një vendi ndikon në perceptimin e njerëzve mbi sigurinë, pasi renditja e Venezuelës në vend të fundit të listës, më keq se vende në konflikt të armatosur, apo edhe e Greqisë, e ilustron mjaft mirë këtë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Aktualitet

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet...

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Aktualitet

Rritje e eksporteve nga faktorë të paqëndrueshëm

Një ditë më parë, Instituti i Statistikave raportoi për rritje vjetore të eksporteve  me 18.4 %. Por nga se është shkaktuar një rritje e tillë? Eksportuesit vlerësojnë se ndikimi kryesor...

Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Bota Shqiptare

Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Minatorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe duke nisur nga ora 08:00. Ata kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës e nxjerr nga Qeveria, ku thonë se...