Penalizohen 11 maturantë pas provimit të Matematikës

E Enjte, 14 June 2018 16:00

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka penalizuar 11 maturantë që kanë përdorur celularin gjatë provimit të Matematikës. Nga kontrollet e MASR rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, ndaj të cilëve thuhet se do të merret masa disiplinore deri në largim nga puna.

 

NJOFTIM PËR MEDIAT

Tiranë, më 14.06.2018
Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Urdhrin e MASR, nr 593, datë 23.11.2017 “Për ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore 2018”, me qëllim vlerësimin e zbatueshmërisë së akteve nënligjore të procesit të Maturës Shtetërore 2018, për provimin e detyruar të Matematikës, sesioni i parë, i zhvilluar më datë 13 Qershor 2018, mori në shqyrtim raportet e monitorimit të përfaqësuesve të autorizuar të MASR në këtë provim.
Në përfundim të shqyrtimit të këtyre raporteve, Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, konstaton se:
Nga procesi i monitorimit gjatë zhvillimit të testimit, ka rezultuar se 11 nxënës maturantë, kanë qenë të pajisur me aparate telefoni celular, përkatësisht në:
DAR Gjirokastër: 1 nxënës.
DAR Kukës: 6 nxënës.
DAR Tiranë: 2 nxënës.
ZA Kurbin: 2 nxënës.
Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR.
Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni” z. Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër.
Për sa më sipër, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në nenin Nr. 25, pika 1 shkronja d, e “Rregullore për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë”, vendosi përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit maturantë që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve.
Ndërsa për sa i përket shkeljeve të konstatuara të drejtorit të shkollës z.Çorja, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore, vendosi t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.
Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tjetër çerdhe përfshihet nga flakët në Tiranë

Aktualitet

Tjetër çerdhe përfshihet nga flakët në Tiranë

Njoftimi i Policisë: Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë...

Sos durimi i Salvinit, paralajmëron BE-në: Do rikthejmë emigrantët

Globi

Sos durimi i Salvinit, paralajmëron BE-në: Do rikthejmë emigrantët

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 prej tyre ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e...

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...