Plazhi ranor i Darzezës/ Atraksioni turistik që i ka shpëtuar betonit

E Enjte, 12 July 2018 18:33

Një nga plazhet që po frekuentohet më së shumti vitet e fundit në Shqipëri është plazhi ranor i Darzezës në Fier, me një vijë bregdetare prej 15 kilometra përgjatë Adriatikut.

Historia e këtij plazhi fillon prej viteve ‘70 te shekullit te kaluar. Banorët e kësaj zone nuk janë autoktonë, por janë të ardhur nga fshati Darzezë i Gramshit, i cili u zhduk nga rrëshqitjet e dheut që pasuan në ato kohë. Ndaj edhe sot plazhi mban emrin e fshatit të dikurshëm të Darzezës.

Plazhi është ende i panjohur prej turistëve ndaj edhe shfrytëzohet më së shumti nga vendasit. Mirëpo krahasuar me vitet e kaluara, ky plazh po sheh një rritje të numrit të turistëve. Kjo lidhet kryesisht me investimet që po kryhen në infrastrukturë dhe në struktura akomoduese që po kryhen në këtë zonë turistike.

Plazhi i Darzezës është një nga plazhet më të virgjëra të Shqipërisë. Po ashtu, turistët krahas plazhit të Darzezës, mund të bëjnë gjithashtu edhe shëtitje në pyll, ekskursione dhe vizita në qendrat kulturore përreth.

Jo shumë larg nga Darzeza ndodhet edhe parku arkeologjik i Apolonisë, i cili është i vendosur mbi një kodër dhe pasqyron gjurmë nga qytetërimi i lashtë. Turistët mund të akomodohen në shtëpi me qira, të cilat variojnë nga 600 deri në 800 lekë shtrati në ditë.

Por, krahas tyre, mund të zgjedhin të qëndrojnë po ashtu edhe në një kompleks që ndodhet në këtë zonë me rreth 180 shtretër, i cili ofron një larmishmëri shërbimesh për turistët.

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 18:35

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...