Greqi, bllokohen specat shqiptare me përmbajtje pesticidesh

E Enjte, 11 October 2018 21:04

Autoritetet greke kanë bllokuar në Pire një sasi me speca nga Shqipëria, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për konsum. Analizat laboratorike treguan se specat kishin përmbajtje të pesticideve më të lartë se norma e lejuar, raportojnë mediat greke.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 708 kilogramë speca, të cilat u bllokuan dhe u shkatërruan sipas legjislacionit grek. Sipas një deklarate të autoriteteve përkatëse të Pireut, do të vazhdojnë kontrollet e ushqimeve për t’u siguruar që janë në përputhje me normat e lejuara, shkruan shtypi vendas.

Mediat greke nuk kanë bërë me dije të dhëna të tjera rreth ngarkesës shqiptare me speca, që kishte përmbajtje të lartë të pesticideve. /tvklan.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!