Tituj nderi për tre të vrarët në Mat

E Enjte, 11 October 2018 21:11

Bashkia e Matit iu jep titullin “Nderi i Bashkisë” pas vdekjes 3 punonjësve që u vranë sot në fshatin Shëhill pas një konflikti me kryeplakun e këtij fshati Kujtim Koxha.

Ky vendim u mor në mbledhjen e këshillit bashkiak që u mblodh sot pasdite pas ngjarjes së rëndë.

Po ashtu u kërkua nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Matit që tre punonjësit të shpallen dëshmorë.

Bashkia ka shpallur të premten ditë zie dhe flamuri i bashkisë do të ulet në gjysmë shtize.

Ndërkaq mësohet se bashkia ka marrë përsipër shpenzimet e ceremonive mortore të tre viktimave.

DEKLARATË

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 11.10.2018 ora 18:30 pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:

Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrës.

Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!