Heroi i masakrës në Mat: Si shmanga një tragjedi më të madhe se ajo e Selenicës

Premte, 12 October 2018 16:30

Punëtorët e Bashkisë së Matit kishin 4 ditë që punonin në fshatin Shëlli për hapjen e rrugës. Një ditë pas masakrës me 3 viktima dhe një të plagosur, banorët e fshatit shprehen të traumatizuar për ngjarjen e rëndë.

Fatos Karrosi është në të vërtet kryeplaku i fshatit Shëlli. Ai është personi që ndaloi autorin e masakrës, Kujtim Koxha, të linte pas ndoshta një bilanc më tragjik sesa ai i Selenicës në muajin gusht.

Në momentin e ngjarjes, Fatosi ndodhej në lokalin e vogël të të vëllait dhe po iu shërbente ushqim punëtorëve të bashkisë. Përveç 11 punonjësve, në lokal ndodhej edhe djali i tij, si dhe disa banorë të fshatit.

“Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit 20 cm. Qëlloi 4 – 5 herë, dëgjova fjalë na vranë, ia kapa tytën dhe u përlesha me të. E kam goditur, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht do iu vras të gjithëve, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, tha Fatos Karrosi, kryeplak i fshatit Shëlli.

Edhe banorë të tjerë të fshatit mohojnë që ngjarja e rëndë të ketë pasur si motiv konfliktin e autorit me punëtorët për hapjen e rrugës deri në banesën e tij. Sipas tyre, Kujtim Goxha, kryetar i Partisë Socialiste të zonës, ka qenë i pirë dhe njihet si tip problematik. Madje, sipas tyre, ai është shoqëruar edhe në polici disa herë.

Shoferi i fadromës, Mentor Hoxha, 36 vjeç; shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj, 49 vjeç; si dhe banori i fshatit Hamit Buci, 43 vjeç, humbën jetën nga plumbat e Kujtim Koxhës, i cili erdhi në befasi nga pas lokalit. Ndëkohë, i plagosur në spital vijon të jetë banori tjetër i fshatit, Astrit Hani.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Aktualitet

"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në vend të goditura nga operacioni "Volvo 4", rezulton që shtetasi Hajri Seferi, ndërmjetës midis grupit kriminal të "Avdylajve" në Shijak dhe...

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Sport

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Hamburgu nuk po kalon një moment të mirë as në Bundesligën 2, duke qenë se rezultatet janë zhgënjyese dhe në klub ka hyrë frika e nj dështimi të mundshëm nga...

Gjyqtari valltar bëhet hit në internet

Sport

Gjyqtari valltar bëhet hit në internet

Një gjyqtar anësor është bërë hit në internet pasi teksa drejtonte takimin ka shfrytëzuar kohën edhe për vallëzim. Tifozët këndonin dhe këngët e tyre i shfrytëzoi anësori që vallëzonte për të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!