Unaza e Re/ Drithërima e fëmijës: Po na prishin shtëpinë, mamin e babin i çuan në komisariat!

Premte, 09 November 2018 14:23

Edhe në protestën e zhvilluar ditën e sotme ku mori pjesë kryetari i opozitës Lulzim Basha, djaloshi i vogël, i cili e prezantoi vetë veten e tij para mediave, bërë i njohur megjithatë gjatë këtyre ditëve, i drithëroi të gjithë:

"Unë jam Klevis Hysko, jam këngëtar... Më falni, se më dridhet shpirti kur flas... Kur hyra një ditë në shtëpi, i gjeta të gjithë në mërzitur. E pyeta mamin dhe babin: "O mami, çfarë keni?"

“Mor të keqen mami, se çfarë dëgjuam në televizor. Ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama, që nuk dua t’ia përmend emrin, se më ka hequr trurin ai person, që do të prishen shtëpitë dhe njerëzit do t’i nxjerrin në rrugë të madhe."

Jo vetëm u tromaksën prindërit, por u tromaksa dhe unë. Në shtëpi, në shkollë, vetëm qaj dhe më pyet mësuesja: "O Klevis, po ç’ke?!"

“Ja, ka nxjerrë një ligj zoti Edi Rama dhe duan të na prishin shtëpitë!”.

Kam një javë që jo vetëm s’i zë gjumi prindërit e mi, po edhe unë!  Unë vetëm qaj. Ne kemi tre shtëpi, shtëpinë e gjyshërve, timen dhe të dajove. Një ditë erdha në shtëpi dhe nuk i gjeta: "O nëno, po ku janë mami e babi?!"

"I ka marrë komisariati numër 6!"

Kishin marrë kushurirën, mamin, babin, gjithë fisin tim e kishin marrë në komisariatin nr.6. Kishte dy-orë që i kishin marrë dhe unë u tromaksa. Këtë po ë përjeton gjithë njerëzia këtu, edhe fëmijët. Kjo është një dramë që po e përjetojmë të gjithë.

U bëj thirrje njerëzve të mos ndalen, protestat të mos ndalen, se ndryshe e kemi të humbur! Faleminderit kryetarit të opozitës që na u gjend pranë! Poshtë oligarkët, poshtë banditët!” përfundoi fëmija.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!