Thirrjet antishqiptare në Bularat/ Hetim edhe për 11 persona të tjerë, ja kush janë

Premte, 09 November 2018 15:32

Pas ngjarjes së djeshme në Bularat ku ekstremistë grekë hodhën parulla kundër shqiptarëve duke cënuar rendin dhe sigurinë ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhen të ditura procedimet që janë bërë për personat që kanë marrë pjesë në koret masive me thirrje antishiqiptare.

Në njoftim thuhet se këtyre personave u janë sekuestruar edhe maska ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” .

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të informacionit lidhur me shoqërimin e disa shtetasve që gjatë ceremonisë mortore të të ndjerit K. K., në Bularat bënë thirrje raciste dhe bllokuan rrugën nacionale, në përfundim të veprimeve të kryera nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

- Th.P., banues në Patra;

- Th.A., banues në Athinë;

- K.G., banues në Athinë;

- A.P., banues në Igumenicë;

- Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;

- D.K., banues në Igumenicë;

- P.P., banues në Igumenicë;

- M.D., banues në Igumenicë;

- Ch.K., banues në Athinë;

- Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;

- A.P., banues në Prevezë.

Këta shtetas gjatë ceremonisë mortore të shtetasit K.K., në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare, e kënduar në kor nga pjesëmarrësit në gjuhën greke, si dhe thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë.

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, “Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cënimin e tërësisë tokësore të vendit”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 265, 225/2, 297 dhe 25 të Kodit Penal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!