Zbulohet autori i vrasjes se kreut të njësisë administrative në Selenicë

Premte, 09 November 2018 15:43

Mesditën e sotme në fshatin Kotë të Selenicës në Vlorë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Bëhet me dije se viktima është kreu i njësisë administrative Selenicë, 64-vjeçari Fatmir Hodo.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.

Autori A.D, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar. Autoritetet e kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!