Transporti turistik– Kosova rrit çmimin e biletave drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi

E mërkurë, 13 June 2018 10:13

Shtetasit kosovar që do duhet të bëjnë pushimet drejt Shqipërisë apo Malit të Zi do të përballen këtë sezon veror me çmim biletash më të larta. Në këtë konkluzion kanë arritur Oda Ekonomike e Kosovës gjatë takimit me shoqatën e transportit rrugorë të udhëtarëve.

“Si problematika më e madhe u potencua çështja e hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve në stacionin e Prishtinës, gjithashtu u diskutuan tarifat e pagesës së peronizimeve për të gjitha destinacionet, gjithashtu u diskutua edhe për çmimet sezonale të verës.

Gjatë këtij takimi u arrit një konkluzion, që për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës mbi 20% , krahasuar nga viti i kaluar dhe për shkak të ngritjes së çmimit të furnizimit me pjesë kryesore si goma, vajra, etj.. dhe shërbimeve tjera, do të ketë rritje të çmimit të biletave për të gjitha drejtimet sipas regjioneve, për secilin operator ekonomik, në bazë të shpenzimeve të veta, për transportin turistik veror, për udhëtimet drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e ODA.

Gjatë takimit u aprovua statuti i shoqatës, si dhe u shqyrtua situata e përgjithshme e transportit rrugorë të udhëtarëve si dhe transporti urban, nder-urban ndërkombëtar i udhëtarëve.

 

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 10:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Euro nën nivelin e 125 lekëve, të zhvlerësuara edhe Paundi britanik e Dollari amerikan

Aktualitet

Euro nën nivelin e 125 lekëve, të zhvlerësuara edhe Paundi britanik e Dollari amerikan

Euro e ka nisur javën më rënie, gati me 1 për qind krahasuar me ditën e premte. Blihet sot me 124.80 lekë dhe shitet me 125.60 lekë. Të zhvlerësuara kundrejt...

Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro

Aktualitet

Ura më e gjatë në botë, prej 55 km hapet zyrtarisht nesër, kushtoi 15 miliardë euro

40,000 vetura pritet të qarkullojnë çdo ditë në trajektoren e kësaj ure gjigante. Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të...

Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer

Globi

Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer

Detroit, 22 tetor - Në Detroit të shtetit federal Michigan të SHBA-ve u gjetën mbetjet e trupave të 63 fëmijëve. Kryeshefi i policisë në Detroit, James Craig deklaroi se pjesëtarët e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!