Shqiptari shpëtoi 6 francezë nga vdekja, ja çfarë bën Bashkia

E Enjte, 14 June 2018 08:37

Bashkia e qytezës Change në Francë ka hapur një fond për t’i ndihmuar financiarisht azilantit nga Kosova Florim Shehu, i cili shpëtoi dy familje nga vërshimet e ujit të dielën. Atij iu dëmtua vetura e tij, pasi e la atë për t’i ndihmuar familjet në lagjen ku banon.

Për ta bërë atë me një veturë të re, bashkia e qytezës Change ka hapur një fond për të mbledhur të holla.

Florim Shehu, i cili jeton prej tre vitesh në Francë, rrëfeu për mediumin francez Ouest France ngjarjen e së dielës në fshatin Change. Ai tregoi se si shpëtoi nga përmbytjet disa familje në qytezën ku jeton.

Për vetëm një orë, raporton Ouest France, Florimi shpëtoi gjashtë vetë nga vërshimet.

“Është heroi ynë!”, deklaroi të dielën fqinja e tij, Dominique Roger, shtëpia e së cilës ka pësuar gjithashtu shumë dëme materiale.

Teksa jeton në Francë prej tri vitesh, Florim Shehu ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s. Ende nuk ka marrë përgjigje nga zyrtarët e shtetit francez, mirëpo pas këtij akti heroik, komuna është e gatshme t’i ndihmojë atij.

Kryebashkiaku i komunës së vogël të Change-s, Denis Mouchel ka thënë se do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje për t’i ndihmuar Shehut. “Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediat franceze e kanë krahasuar Florim Shehu me azilantin afrikan nga Mali, Mammadou Gassama, i cili dy javë më parë shpëtoi një fëmijë 4-vjeçar nga rënie prej një ballkoni të një ndërtese në Paris.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tjetër çerdhe përfshihet nga flakët në Tiranë

Aktualitet

Tjetër çerdhe përfshihet nga flakët në Tiranë

Njoftimi i Policisë: Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë...

Sos durimi i Salvinit, paralajmëron BE-në: Do rikthejmë emigrantët

Globi

Sos durimi i Salvinit, paralajmëron BE-në: Do rikthejmë emigrantët

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini kërcënoi sërish sot me kthimin në Libi të emigrantëve, ku rreth 170 prej tyre ndodhen aktualisht në një anije në Katania, në Siçili, e...

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...