Kryeministrja e Serbisë, Bërnabic u shkruan të gjitha shteteve të botës për taksën e Kosovës

E Enjte, 08 November 2018 18:52

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic u ka shkruar letër kryeministrave të të gjithë botës për t’i njoftuar për vendimin që ka marrë Qeveria e Kosovës për t’i sanksionuar produktet serbe.

Bërnabic ka kërkuar sot në mbledhjen e qeverisë që kjo letër t’i dërgohet sa më parë të gjithë kryeministrave të të gjitha vendeve të botës, për të vënë në dukje vendimet dhe sjelljet e Kosovës që sipas saj po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas njoftimit për media, qeveria serbe dëshiron të tërheqë vëmendjen dhe të lajmëroj vendet e tjera për shkeljet e Prishtinës ndaj të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Me qëllim dhe drejtpërdrejt demolon atmosferën e dialogut”, është shprehur Bërnabic duke iu referuar vendimeve të fundit të Kosovës për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.
Kryeministri Haradinaj të martën pas mbledhjes së Qeverisë ka kumtuar se kabineti i tij ka vendosur që produkteve serbë t’i vihet një taksë shtesë prej 10 për qind.

Këtë vendim kryeministri ka deklaruar se e ka marrë për shkak të qasjes agresive politike që ka Serbia ndaj shtetit të Kosovës. /Express

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 19:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!