Thaçi thotë se Serbia pati diskurs agresiv në takimin e Brukselit

E Enjte, 08 November 2018 20:48

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka vlerësuar shumë të vështirë takimin që zhvilloi në Bruksel me homologun serb Aleksandar Vuciq.

Ai e ka quajtur arrogant diskursin e Vuçiqit. “Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vucic derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, tha Thaçi.

Tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti derisa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale. “Mbes me shpresë se me një përfaqësim me bazë edhe më të gjerë politike Kosova si edhe më herët do të ja dalë edhe kësaj radhe’, theksoi Thaçi.

Thaçi ka kërkuar unitet politik sa i përket dialogut me Serbinë. “Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Është një sfidë jo e lehtë  me gjithë këtë aparaturë të Serbisë të ballafaqohemi këtu dhe në vendet tjera. Për këtë arsye mendoj se është me interes që e gjithë skena politike kosovare të merr guximin, energjinë, vendosmërinë që të vijnë këtu të ballafaqohemi të gjithë dhe që të shënojmë progres në mënyrë që të jetë një proces i një marrëveshje gjithpërfshirëse, e pranueshme’, tha Thaçi.

‘Është një momentum i ri që duhet me u shfrytëzu’, theksoi ai. “Kam rezervat e mija në proces. E di që është e vështirë. Është një mundësi e vogël për marrëveshje’, tha ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!