8 gusht 1939, u përurua godina e teatrit, "elegante dhe e denjë për zotërinj"

E Enjte, 05 July 2018 18:19
Faksimile e artikullit të gazetës dhe fotografia e godinës ditën e përurimit. Foto Luce Faksimile e artikullit të gazetës dhe fotografia e godinës ditën e përurimit. Foto Luce

Nga Kastriot Dervishi

Në ditën kur po mendohet të nënshkruhet vdekja e godinës së Teatrit Kombëtar, po shkruaj diçka për ditën e përurimit të kësaj ndërtese. Godina e re për kino-teatër me emrin "Savoja" u përurua në Tiranë më 8.8.1939. Vetëm një gazetë e përditshme ka pasqyruar lajmin e ngjarjes në fjalë. Kjo ditë në Tiranë ka pasur dy ngjarje: përurimin e kinema-teatrit dhe aktivitetin e paspunës në hajatin e pallatit të Federatës së Krahinës Fashiste të Tiranës. Kinema-teatri nuk ka lidhje me paspunën. Kinematografia ishte çelur nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës e Turizmit, “ndenë edigjen e Partisë Fashiste Shqiptare me qëllim që t’u japi spektatorëve zbavitje në kryeqytet në një seli të denjë zotnijsh dhe elegante”.

Gazeta thoshte se kinemaja e re kishte një madhësi prej 1000 vendesh në ndara në dy rende. Shkruante se kinoteatri u ndërtua “me një shpejtësi që meriton të vihet në dukje dhe me bashkëpunimin plot entuziazëm të disa italianëve të cilët kanë dhënë mundin e tyre të apasionuar”.

Kurrkund nuk gjenden fjalë që godina të jetë përdorur për stallë kuajsh apo gjëra të këtij lloji. Aq më tepër në qendrën më të rëndësishme administrative të Shqipërisë, nuk mund të kishte stalla kuajsh në mes të kryeqytetit./55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 18:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Aktualitet

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Policia e Shtetit ka nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.Burime konfirmojnë se do kontrollohen listat e...

Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve

Politikë

Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve

"Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte arrestuar brenda ditës, uzurpatorin e bashkisë së Durrësit, Vangjudh Dakon, jo vetëm prej dëshmisë publike së Avdylajt, por se lënia e Dakos...

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet Mustafa Lici

Aktualitet

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet Mustafa Lici

Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut policia e Shkodrës ka shoqëruar Mustafa Licin, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës Shoqërimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!