1975/Presidiumi: T’i presim me sëpatë “puçistët” e ushtrisë

Tuesday, 10 July 2018 11:51
Faksimile e diskutimit në Presidiumin e Kuvendit Popullor Faksimile e diskutimit në Presidiumin e Kuvendit Popullor

Nga Kastriot Dervishi

Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10, datë 5.11.1975 të Gjykatës së Posaçme Ushtarake që dënoi me vdekje ish funksionarët: Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume. Po atë ditë, tre të dënuarit kishin paraqitur kërkesa për faljen e jetës, Presidiumi miratoi vendimin dhe ora 16.00 Nevzat Haznedari ekzekutoi dënimet me vdekje. Shumë e përpiktë partia për të bërë gjithë këto punë brenda një dite. Të pandehurit akuzoheshin për “sabotim të rolit udhëheqës të partisë; sabotim të mbrojtjes, stërvitjes e fortifikimit; sabotim të legjislacionit e ekonomisë; sabotim në frontin ideologjik; përvetësime,  vjedhje, shpërdorime, maskarallëqe”, etj. Kryetari i gjykatës së ka dhënë dënimet, Aranit Çela mbron vendimin para Presidiumit të Kuvendit Popullor. Zhvillohet një debat i gjatë në lidhje me domosdoshmërinë e dënimeve me vdekje. Pasi konsumohet pjesa politike, e gjitha e pabesueshme, pasi të dënuarit nuk kishin rrezikuar pushtetin e kohës, kalohet në diskutimin se Presidiumi duhej t’i priste me sëpatë ata.

Pjesë nga diskutimi, për të parë në ç'nivel debatohej në organin kolegjal më të lartë të shtetit

Pilo Peristeri: Ata hetuesit duhet t’i përgëzojmë.

Kryetari (Haxhi Lleshi): Ashtu është. Rëndësi kishte dokumentimi që ua provuan me dokumente tradhtinë.

Pilo Peristeri: Ne si Presidiumit, shoku Haxhi, me sëpatë t’i presim.

Rita Marko: Po për atë jemi mbledhur, t’u japim sëpatën.

Kryetari: Me vdekje, ashtu siç ka vendosur gjyqi.

Rita Marko: Jemi plotësisht dakord me Gjykatën e Lartë.

Telo Mezini: Atëherë t’u refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Vendoset që Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, të dënuar me vdekje (pushkatim) nga Gjykata e Posaçme Ushtarake t’u refuzohet kërkesa për faljen e jetës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sofia është bukuroshja më e nxehtë e Instagramit aktualisht

Show-biz

Sofia është bukuroshja më e nxehtë e Instagramit aktualisht

Ajo është një prej femrave më të popullarizuara aktualisht në rrjetet sociale. Sofia Jamora numëron mbi 2 milionë ndjekës në llogarinë e saj, në Instagram. Bukuroshja amerikane me fytyrë engjëllore shquhet sidomos...

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

Politikë

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka dhënë këtë të dielë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të ngritjes së...

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

Lifestyle

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshmë !  Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni a...