Degët e punëve të brendshme të diktaturës

E mërkurë, 30 May 2018 12:09
Efektiv i Degëve të Punëve të Brendshme në fund të diktaturës në një foto me "xhipsi-n" (GAZ-69), nga ata që shoqëronin të arrestuarit Efektiv i Degëve të Punëve të Brendshme në fund të diktaturës në një foto me "xhipsi-n" (GAZ-69), nga ata që shoqëronin të arrestuarit

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet e para pas lufte, organet e sigurimit kanë vepruar në bazë, në njësinë territoriale-administrative, nëpërmjet seksioneve të veçanta, por pas vitit 1948, ato ishin pjesë të pandashme të degëve të punëve të brendshme, si njësi unike e të pandashme, nën drejtimin e një titullari.

Kur u bë organizimi i degëve sipas ndarjes administrative të tyre, në çdo rreth ishte një degë e punëve të brendshme (Tiranë ishte drejtori).

Në tërësi të gjitha degët kishin një efektiv prej 12.715 personash prej të cilëve 1.466 i përkisnin Sigurimit të Shtetit.

Pra në veprimtarinë e degëve, kuadri i Sigurimit zinte sipas rastit 10-12% të efektivit.

Deri në vitin 1983, pjesë e degëve të punëve të brendshme kanë qenë edhe hetuesitë. Pas këtij viti, ky organ ishte civil në varësi të Kuvendit Popullor./55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 13:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjidhje të shpejta natyrale kundër pickimit të mushkonjave

Aktualitet

Zgjidhje të shpejta natyrale kundër pickimit të mushkonjave

Stina e verës vjen bashkë me një problem acarues. Bëhet fjalë për mushkonjat që e kthejnë trupin e njeriut në një tabelë qitjeje. Si mund të gjejmë qetësim të menjëhershëm pas pickimit...

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit (emri)

Aktualitet

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit (emri)

Ditën e nesërme në sitën e vettingut do të kalojë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska. Seanca dëgjimore për Toskën është caktuar në datën 20 qershor në orën...

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Aktualitet

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet...