Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Saturday, 22 September 2018 09:16

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar ata për të zhvilluar fushatat e tyre reklamuese në internet.

Drejtori dixhital i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ka thënë se asistenca e Facebook e ndihmoi atë të fitojë. Sipas BBC, Facebook tha se rivales Hillary Clinton iu ofrua e njëjta mbështetje, por nuk ajo pranoi.

Rrjeti social është ndërmjetësi i dytë më i madh në internet, pas Google.

Google dhe Twitter gjithashtu ofrojnë këshilla të specializuara për fushatat politike. Ata nuk kanë lënë të kuptohet se do t’i japin fund praktikës.

Kompania Facebook tha se në vend të kësaj do të ofronte këshilla falas për reklamim për të gjitha partitë politike përmes faqes së internetit. Megjithatë, fushatat do të vazhdojnë të jenë në gjendje të marrin mbështetje online dhe kompania nuk përjashtoi zhvillimin e takimeve me politikanët.

Sipas dokumenteve të brendshme të Bloomberg, fushata e Donald Trump shpenzoi 44 milionë Dollarë në reklama në Facebook nga Qershori deri në Nëntor 2016, krahasuar me 28 milionë Dollarë nga fushata e Hillary Clinton.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!