Propozimi i Parlamentit Evropian për të përshpejtuar procedurat për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, ka marrë mbështetjen e komisioneres së BE për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, Cecilia Malmstrom. Gjatë debateve në Parlamentin Evropian, mbi një propozim të mundshëm dhe me procedura të përshpejtuara për liberalizimin e vizave, eurodeputetët shprehën qëndrimin e tyre ‘pro’ heqjes së çdo barriere penguese në lëvizjen e lirë. Debati kishte në qendër diskutimin dhe ndryshimet në rregulloren për Konventën e zbatimit të Marrëveshjes “Schengen”, ndërsa eurokomisionerja për çështjet e brendshme, Cecilia Malmstrom ka rënë dakord të shqyrtojë me përparësi çdo propozim që mund të bënte të pa nevojshëm zgjatjen e procedurave kohore, për lëvizjen e lirë të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. Gjithashtu, konfirmohet se çështja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në qendër të takimit të europarlamentares Fajon me eurokomisionerin për zgjerim Stefan Fule.
...|  Komente |