LAJMET KRYESORE

Kryeministri turk Erdogan i rezervon njė takim tė veēantė Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli

09-03-2010 / Gazeta 55Kryeministri turk Erdogan i rezervon njė takim tė veēantė Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli

 

Kryeministri i Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Duke i uruar mirëseardhjen dhe falënderuar për praninë e saj në Samitin Botëror “Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin” Kryeministri Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave. “Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit  marëdhëniet midis dy vendeve  janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më shpesh”, tha ai.

Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë  dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok. Gjatë bisedës u theksua  se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj. Të dy bashkëbiseduesit  u shprehën  se synimi dhe ambicia për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve,  të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve.

Kryeministri Erdogan tha se, dëshiroj t’ju përcjell nëpërmjet jush përshëndetjet më të përzemërta Kryeministrit Sali Berisha.

...

 Komente

Shqiperia ka pasur, ka dhe do te kete maredhenie te shkelqyera me Turqine. Shqiperia sot eshte interlokutor paqe dhe stabiliteti ne rajon,e sot e pyesin,e pyesin Shqiperine qe cke mete. Eshte fakt tani qe Shqiperia eshte mikja e madhe e gjigandeve te medhenj. Se Shqiperia eshte zemra e gjithe shqiptareve ne rajon,prandaj Shqiperia ka,ka peshen e saj te padiskutueshme si motorr paqeje e prosperiteti.
Postuar nga Idbardhi ne daten 10-03-2010

Cudi ky interesi i Erdoganit per Shqiperine.Ekam vizituar Shqiperine me shume se cdo vend tjeter,thote Ai.Kaq e nevojshme eshte kjo miqesi e Turqise me nje vend qe nuk e pyesin per asgje,dhe nuk ka asnje peshe edhe ekonomike per Turqine.Mbase ka rendesi per xhepat e individeve te vecante nga te dy vendet.Idrizi
Postuar nga idrizi ne daten 09-03-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku