LAJMET KRYESORE

Fakti/Ndryshimet nė Ligjin e SHISH, me kėrkesėn e kreut aktual tė shėrbimeve sekrete

10-03-2010 / Gazeta 55Fakti/Ndryshimet nė Ligjin e SHISH, me kėrkesėn e kreut aktual tė shėrbimeve sekrete

Komisioni i Ligjeve diskutoi me dyer te mbyllura ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, nje kerkese kjo qe erdhi nga vete shefi i sherbimeve sekrete, Bahri Shaqiri. I shoqeruar nga shefi i kabinetit te kryeministrit, Oerd Bylykbashi, me te cilin ka patur gjate kesaj kohe konsulta per permiresimin e ligjit, ne prani te kamerave, zoti Shaqiri, fillimisht, sqaroi perse jane te nevojshme ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit. “Kemi kerkuar amendimin e ligjit me synim per t’iu pergjigjur kushteve te reja per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Amendimi vinte si nevoje dhe domosdoshmeri edhe ne kuader te detyrimeve si vend anetar i NATO-s, procesit te liberalizimit te vizave me vendet e BE-se dhe rolit qe duhet te kete SHISH ne keto procese”, u shpreh Shaqiri. Shefi i Sherbimeve Sekrete permblodhi ne tete pika propozimet e sherbimit per ndryshimin e ligjit, ku me te rendesishmet kane te bejne me fushat e veprimtarine e tij brenda dhe jashte vendit. “Kryerjen e veprimtarise se zbulimit jashte vendit, qe do te thote se, ne kushte te reja, SHISH mund te kryeje veprime te specializuara tekniko-informative edhe jashte territorit te vendit; kryerjen e veprimtarive te kunderzbulimit brenda vendit; mbledhjen e informaconit mbi terrorizmin edhe per individe, grupe, organizata, qe i mbeshtesin dhe i financojne ata; mbledhjen e informacionit per krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabanden, pastrimin e parave dhe te gjithe llojet e trafikimit te paligjshem”, u shpreh Shaqiri. Shefi i Sherbimeve Sekrete ka kerkuar siguri me ligj edhe per operacione qe sherbimi kryen nepermjet atyre qe zoti Shaqiri i cilesoi si “struktura ilegale”. “Mbrojtja e sigurise se veprimtarise se SHISH, duke shtuar mbrojtjen e operacioneve qe realizohen edhe nga struktura ilegale, te objekteve dhe pajisjeve qe kane te bejne me veprimet informative-operative te SHISH. Per realizimin e kesaj detyre rregullat dhe procedurat te propozohen nga drejtori i SHISH dhe te miratohen nga Kryeministri. Kjo do te ndihmonte jo vetem ne sigurimin e realizimit te detyrave nga punonjesit e SHISH, por edhe ne kontrollin efikas te tyre gjate kesaj veprimtarie”, u shpreh Shaqiri.


Pas këtij raportimi, Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim ndryshimet e propozuara në Ligjin e SHISH.

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku