LAJMET KRYESORE

Kryeministri Berisha premton tjetėr rritje pagash dhe pensionesh

10-03-2010 / Gazeta 55Kryeministri Berisha premton tjetėr rritje pagash dhe pensionesh

Qeveria do të përmbushë zotimin e saj për rritjen në vazhdimësi të rrogave dhe pensioneve. Kështu u shpreh sot gjatë mbledhjes javore të Këshillit të Ministrave, kryeministri i vendit Sali Berisha. Kreu i qeveris­ë tha se qeveria do t’i përmbahet zotimit të dhënë para qytetarëve shqiptare për rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve. “Ka dhe një vendim për pagat, për të cilat më duhet të theksoj se do të rriten. Gjithashtu edhe pensionet do të rriten. Qytetarët shqiptarë duhet ta kenë shumë të qartë zotimin para tyre. Sa të na votojnë do të kenë rritje rrogash dhe pensionesh. Kjo është një kontratë të cilës ne i qëndrojmë”, u shpreh kryeministri Berisha.


Qeveria miraton vendimin për ngritjen e bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile/   Kryeministri Berisha informoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qeveria shqiptare është një ndër qeveritë, jo të shumta që ka vendosur të financojë nëpërmjet një bordi të pavarur, shoqërinë civile. Duke vlerësuar rolin e shoqërisë civile, si një faktor të rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë dhe të tregut të lirë në vend, Kryeministri e cilësoi këtë hap shumë të drejtë “Organizatat e shoqërisë civile gjatë këtyre 20 viteve kanë qene promotorë dhe avokatë si në fushën e lirive dhe të drejtave njerëzore, promovimit të tyre, mbrojtjes së tyre, fushën e ligjeve , tregut të lirë, fushën sociale dhe në çdo fushë tjetër.” Kryeministri bëri të ditur se një fond fillestar është caktuar për këto organizata , i cili do të shpërndahet nga ky bord.  Duke  e cilësuar këtë fond të domosdoshëm, kryeministri u shpreh se qeveria duhet të paguajë në mënyrë të veçantë kritikët  e saj, organizatat që merren me denoncimin e korrupsionit dhe unë shpresoj, vijoi Kryeministri që bordi të ketë parasysh edhe këtë si një nga destinacionet e rëndësishme. Duke theksuar se në mënyrë absolute nga qeveria nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, kryeministri u shpreh se do të ishte në të dobi të mirë përdorimit të këtij fondi që bordi të ngrihet me përfaqësues të organizatave, shoqërisë civile, por dhe përfaqësues të administratës. “Problemi i vetëm është që disa sektorë janë më të ndjeshëm për shoqërinë dhe për vendin. Një seri organizatash merren me problemin e mbrojtjes së fëmijëve, dhunës kundra grave dhe dhunës në familje, trafiqeve. Ato bëjnë një punë jashtëzakonisht të dobishme. Ndaj dhe unë shpresoj se ky bord që ngrihet me përfaqësues të organizatave, shoqërisë civile, por dhe përfaqësues të administratës, në mënyrë që  të shënojë arritje në mënyrën e përdorimit të këtij fondi”, u shpreh kryeministri Berisha.


Miratohet vendimi për ngritjen e Komisionit të prokurimit Publik/Kryeministri Berisha bëri të ditur gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ngritjen e një komisioni të prokurimit publik, i cili do të merret me shqyrtimin e ankesave të prokurimeve publike. Kryeministri u shpreh se ngritja e një komisioni të tillë, të shkëputur tërësisht nga agjencia e prokurimeve Publike finalizon procesin e reformës së prokurimeve.  Kryeministri shpjegoi se tashmë Agjencia  prokurimeve Publike nuk do të jetë më institucioni që vlerëson ankesat për prokurim, pasi normat dhe standardet evropiane kërkojnë që kjo agjenci të mos ketë më këtë fuqi. “Agjencia përgatit procesin dhe nuk mund të jetë ajo që të gjykojë ankesat e kompanive që marrin pjesë në tendera, pra ankesat ndaj autoriteteve kontraktore”. Kryeministri theksoi se është e rëndësishme të përfitohet nga eksperienca e vendeve të tjera, në këtë drejtim në mënyrë që të rritet sa më shumë transparenca e këtij procesi. “Shqipëria në Evropë është i vetmi vend që ka prokurime publike 100 %. Kjo përbën një arritje të madhe, por kërkon konsolidim të mëtejshëm. Një vend tjetër, i cili ka  100 % prokurime, është Singapori. Praktika e tyre duhet të shqyrtohet nga autoritetet  tona kontraktuese. Singapori është një vend me transparencë të lartë dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të përdorim metodat sa më transparente”.

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku