LAJMET KRYESORE

Fratini, vizitė zyrtare nė Shqipėri mė 12 prill

10-03-2010 / Gazeta 55Fratini, vizitė zyrtare nė Shqipėri mė 12 prill

Vizita në një moment deçiziv- dy ditë para se Parlamenti Evropian t’i propozojë KE-së nisjen e procedurave për hyrjen e Shqipërisë në “Schengen”


Në prag të propozimit të vendimit nga Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE, shefi i diplomacisë italiane, Franko Frattini ka përcaktuar në axhendën e tij diplomatike, një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizitë kjo që pritet të zhvillohet më 12 prill. Lajmi u konfirmua dje nga ambasadori italian në Tiranë Saba D’Elia, i cili u shpreh se kjo vizitë tregon edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shtrirjen e tyre në një rang më të gjërë. Ministri i Jashtëm italian, Frattini, njihet si një lobues i fuqishëm i aspiratave të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe një prej kontribuuesve më të mëdhenj në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Vetëm dy ditë më parë, kryediplomati italian, u shpreh në konferencën “Skenarët e zhvillimit Adriatiko-Ballkanik” se Komisioni Evropian, nuk duhet të vonojnë vendimmarrjen për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Në diskutimet për integrimin e rajonit të Ballkanit, Frattini përsëriti të njëjtin qëndrim, jo vetëm ndaj Shqipërisë, por ndaj gjithë vendeve të këtij rajoni, sipas të cilit, rruga e duhur është drejt Europës, duke veçuar edhe faktin se Ballkani prej disa kohësh ka nisur të ecë drejt një paqe të konsoliduar dhe një integrimi progresiv. Ai u shpreh se Bashkimi Evropian nuk ka më dilema për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Vizita e ministrit të Jashtëm italian në Tiranë, zhvillohet në një moment deçiziv, pasi pikërisht në mes të muajit prill, PE pritet të dalë me një deklaratë zyrtare për t’i propozuar Komisionit Evropian, nisjen e procedurave të marrjes së vendimit për heqjen e vizave me Shqipërinë. Nismë kjo, që është kërkuar me ngulm nga zyrtarët më të lartë të Parlamentit Evropian, konkretizuar fuqishëm së fundmi, përmes letrës së kryetarit të Komitetit për Lirinë, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Europian, Juan Fernando Lopez Aguilar, me mbështetje të Komisionerit të Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule, kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme në PE, Gabriele Albertini dhe Kryetarit të Delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë në BE, Eduard Kukan, drejtuar Komisionit Evropian, veçanërisht Komisioneres për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian, Cecilia Malmstrom, ku i kërkohet përshpejtimi i liberalizimit të vizave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

...

 Komente

vizat do te liberalizohen dhe pa deshiren e edvin kristaq rames dhe te xhelileve te ps
Postuar nga fatmir ne daten 11-03-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku