AKTUALITET

Gati ngritja e Institutit tė Kujtesės pėr zbardhjen e krimeve komuniste

08-02-2010 / Leonard Quku Gati ngritja e Institutit tė Kujtesės pėr zbardhjen e krimeve komuniste

Kryeministri Berisha flet në mbledhjen grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke e konsideruar si të dhimbshme vrasjen e 19 personave identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, nga regjimi barbar komunist. Berisha tha se 19 personat janë ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës. “Janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janë këto të grupit të deputetëve, të ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve të ambasadave, këtë do ta thonë analizat” – u shpreh kryeministri. Sipas kreut të qeverisë është e sigurt se ata janë ekzekutuar me një plumb pas koke. Kryeministri pohoi se pas analizave të ADN-së do identifikohen viktimat. Berisha tha se edhe pse ligji i lustracionit në konflikt të plotë u hodh poshtë, demokracia mbi varre nuk mund të flerë. Kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e Institutit të Kujtesës, të ngjashëm me institutin çek, që synon të zbardhë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist. “Instituti ka të drejtën e dërgimit në Prokurori të materialeve që faktojnë krime të rënda, por s’ka të drejtë të ketë seksione prokurorie e gjykate”, shtoi ai. Sipas kreut të qeverisë, Instituti me të vërtetat që do u japë shqiptarëve, mund të japë kontribut në ndarjen e shoqërisë shqiptare nga diktatura. Ndër të tjera, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka nisur vitin me një start të paprecedentë. Ai tha se në janar të 2010-ës janë rritur ndjeshëm eksportet në krahasim me 2009-n.


 


 


Berisha: Po dyfishohen eksportet e prodhimeve shqiptare dhe po verifikohet rritja e ndjeshme e rieksporteve dëshmon për forcën e ekonomisë së vendit


Kryeministri vuri në dukje se statistikat faktojnë që në janarin e viti 2009 Shqipëria eksportoi 56, 7 mijë ton mallra me  nje vlerë prej 1 miliard e 413 milion lekë,kurse në janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten në rreth 103 mijë ton. Kjo rritje në tonazh theksoi  kryeministri,  në mënyrë të përpiktë dhe akoma më të thelle ndjek rritjen në vlerë nga 1 miliard e 400 milion të janarit të vitit 2009, eksportet e janarit të vitit 2010 arrijnë në 3 miliard e 455 milion lekë, pra mbi 100 %. Kryeministri  Berisha  bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, zbulimin e një varreze masive në veri të Tiranës. “Mjerisht më duhet të kaloj nga një lajm i mirë, në një lajm thellësisht tronditës, prekës deri në thellësi të shpirtit dhe ndërgjegjes njerëzore. Zbulimin e varrezës masive në veri të Tiranës. Në këtë vend në afërsi të një reparti ushtarak janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve me nje plumb në kokë”. Kryeministri u shpreh se qeveria do ta trajtojë në mënyrën më serioze dhe të vendosur këtë çështje. Kjo varrezë me njerëz të ekzekutuar nga regjimi komunist, u shpreh kryeministri është një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare për të mos i lënë shpirtrat e tyre në harresë.


Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Së pari dëshiroj tu përshëndes dhe vij tek ju me dy probleme njëri prej të cilëve thellësisht pozitiv dhe i paprecedent që konsiston në dyfishimin e eksporteve “Made in Albania”, në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2009, si dhe rritjen e ndjeshme të rieksporteve  në janarin e këtij viti krahasuar me vitin 2009. Statistikat faktojnë se në janarin e viti 2009 Shqipëria eksportoi 56, 7 mijë ton mallra me  një vlerë prej 1 miliard e 413 milion lekë. Kurse në janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten në rreth 103 mijë ton. Kjo rritje në tonazh në mënyrë të përpiktë dhe akoma më të thelle ndjek rritjen në vlerë , nga 1 miliard e 400 milion që ishin eksportet e janarit të viti 2009, në 3 miliard e 455 milion lekë, në janarin e 2010-s,pra mbi 100 % . Kjo është rritja më ë madhe, më e paparë ndonjëherë çka dëshmon se ekonomia shqiptare nis me një stad të paprecedent. Këto ditë po lexoja parashikimet e njërës prej bankave më të mëdha dhe më serioze të Evropës dhe vlerësimet për ekonominë shqiptare ishin më maksimalet. Sipas vlerësimeve të Bankës “Uni Credit”, ndër më kryesoret në Evropë, Shqipëria këtë vit do të ketë një rritje rreth 9 %. Kur e lexova para dy ditësh përshëndeta parashikimin optimist, por gjithashtu urova që ta kemi, por kur shoh këto statistika,them me bindje se parashikimi do të jetë një realitet.  Po kjo bankë jep një rritje prej 7 % për vitin 2009. Megjithatë eksporti dhe rritja e tij në një ekonomi si kjo e jona , e cila nuk ka si qëllimin më  kryesor  rritjen e eksporteve është jashtëzakonisht domethënëse. Reformat e këtij vendi janë konsoliduar. Kjo do të thotë punësim dhe garanci për vendet e punës, për kontingjentin  më të madh të të punësuarve në sektorin privat.  Rieksportet janë mallrat ë cilat vijnë për tu përpunuar në Shqipëri dhe rieksportohen. Shumica janë prodhimet e këpucëve, tekstilet dhe të tjera. Edhe ato kanë një rritje të admirueshme, por rëndësinë kryesore  e ka eksporti I vendit. Ai tregon forcën e ekonomisë së vendit, por për hir të së vërtetës edhe në  sektorin e rieksportit ku janë mbi 100 mijë shqiptarë të punësuar pritet një vit i bardhë, i bardhë si dëbora e Dajtit, të cilën pata kënaqësinë e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga të gjitha bulevardet  e natyrës, për mua dëbora është bulevardi i të gjitha bulevardeve.


Rieksportet në vitin 2009 kanë qene 6,2 mijë ton me një vlerë prej 5,2 milard.  Në vitin 2010 vlera e tyre është rritur në 6 miliard. Pra ka një rritje në muaj prej 800 milion dhe një rritje prej rreth 17 apo 18 % krahasuar me janarin e viti të kaluar çka do të thotë se ka një shtim të sigurte të vendeve të punës dhe punësim në këtë sektor shumë punësues. Ky është sektori më punësues në Shqipëri krahasuar me sektorët e tjerë. Mund tru them këtu se të tilla janë edhe të dhënat e bankave të cilat kanë patur një rikthim të shpejtë të depozitave. Të nderuar deputetë ky është një fillim shumë I mbarë. Ekonomia shqiptare është entuziaste, ndofta nuk kam statistika të tjera, por jam i sigurte se nuk ka vend tjetër që shënon dyfishimin e eksporteve në janarin e 2010-s. Pra nis një vit shumë i mbarë.

...

 Komente

NUk shkulen vrasesit qe mbajten ate regjim aq gjate ne pushte, me zyrat te mbushura me ata vete por edhe me pjellat e tyre. Pyetini se ku i kane varrosur ata qe vrane se neper zyrat e shtetit i keni. Fillojeni nga oficerat e sigurimit qe keni ne polici dhe ne ministrin e brendeshme qe tu thone se ku i kane varrosur ata qe i vrane...........pastroni zyrat e shtetit nga kriminelet, pastaj nderoni te vraret e ketyre........
Postuar nga I papuni ne daten 09-02-2010

Lexova artikullin per keneten e Maliqit shkruar nga Ylber Merdani dhe do e konsideroja nje artikull me mjft vlera se aty jo vetem qe tregohen krimet e bera por me emra dhe kush i ka bere.Nuk ka gje me te mire se sa te njhet opinjoni me kriminelet qe kane bere krime sepse eshte dhe nje hapje reale publike e dosjeve. Ju lumte dhe pres te shoh vazhdimisht te tille artikuj
Postuar nga klodi Boston ne daten 08-02-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku