AKTUALITET

Mėhilli: PD do firmosė ēdo dokument qė jetėson rezolutėn e KiE, s’do tolerojė maskimin e saj si shpėrblim i bojkotit

08-02-2010 / Gazeta 55Mėhilli: PD do firmosė ēdo dokument qė jetėson rezolutėn e KiE, s’do tolerojė maskimin e saj si shpėrblim i bojkotit

Partia Demokratike reagoi pak më parë ndaj akuzave të Partisë Socialiste, se mazhoranca ka kushtëzuar tryezën e Presidentit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, u shpreh se Edvin Kristaq Rama nga njëra anë jep ultimatume dhe kërcënon për protesta, ndërsa nga ana tjetër shpif dhe trillon se Berisha po kushtëzon tryezën. “Edvin Kristaq Rama nga njëra anë jep ultimatume dhe kërcënon për protesta, nga ana tjetër shpif dhe trillon se Berisha po kushtëzon tryezën. Jam sot këtu për të deklaruar në emër të Partisë Demokratike, për të ripohuar edhe një herë atë që ka deklaruar Kryeministri i vendit dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha se mazhoranca aktuale mbështet pikë për pikë Rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e të gjitha kërkesave të saj në realitet. Pretendimet e Partisë Socialiste se Berisha kushtëzon tryezën te Presidenti, janë thjesht një formë për të maskuar interpretimin kokëposhte të Rezolutë së KE, sikur ajo përfaqëson një dokument që shpërblen bojkotin”- u shpreh zëdhënësja Mëhilli. Ajo vuri në dukje se Partia Demokratike rikonfirmon qëndrimin dhe është e gatshme në çdo kohë të firmosë çdo dokument që jetëson kërkesat e Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku