AKTUALITET

Ashton: BE tė ndihmojė vendet e Ballkanit nė reforma- liberalizimi i vizave, jetik pėr proceset e integrimit

10-03-2010 / Gazeta 55Ashton: BE tė ndihmojė vendet e Ballkanit nė reforma- liberalizimi i vizave, jetik pėr proceset e integrimit

Parlamenti Evropian shprehet edhe një herë ‘pro’ heqjes së vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në radhë qëndron Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina.
Shefja e diplomacisë Evropiane, Baronesha Catherine Ashton, ka referuar sot në mesditë  para eurodeputetëve të Parlamentit Evropian, ku ka shprehur angazhimin institucional të  BE, për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perë ndimor, në reforma, në se vërtet dëshiron të  merret seriozisht si lojtar global.
Ashton tha se vendet potenciale në proceset e integrimit të Ballkanit Perëndimor, duhet të tregojnë demostrim të rolit reformator, për të përfituar më tej, liberalizimin e vizave me vendet e BE.     
Ajo i bëri thirrje Brukselit që të japë kontributin e duhur në Ballkan, kryesisht tek ato  vende që ende nuk kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave, për të qenë të  gatshme në aspirimet e më tejshme integruese.
Në fjalën e saj para deputetëve evropianë, Ashton tha se heqja e regjimit të vizave dhe tregtia e lirë janë elementë të rëndësishëm në duart e politikës evropiane, për të çuar përpara reformat në Ballkan.
Edhe gjatë debateve të djeshme europarlamentarët shprehën mbështetje të plotë  për zbatimin e rezolutës së 20 nëntorit, qëndrim ky i konfirmuar dy ditë më parë nga zyrtarë  të lartë të PE dhe nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, e cila mbështet procesin e reformave në Shqipëri dhe njëherazi i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.


...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku