Ne kohen kur pritej qe strategjia per Veriun e Kosoves te permiresohet dhe ne te te kyçen sa me shume faktore relevante, ndodhi nje incident plotesisht i panevojshem: ngrirja e marredhenieve KFOR-FSK. Kjo ndodhi per arsye shume te kote: manifestim me arme ne qender te Prishtines per shenimin e renies heroike te Jasharajve.
Shumekush e kupton deshiren e zjarrte te Kosoves dhe institucioneve te Kosoves per t’u dukur si shtet. Por çeshtja qendron ne ate se eshte me e rendesishme te behesh vertet shtet se sa t’i besh vetes qejfin te dukesh si shtet. Kosova e njohur nga 1/3 e kombeve te botes akoma nuk duhet ta kete luksin te shes poza se eshte tashme shtet i pavarur. Edhe kur Kosova te njihet nga 2/3 e kombeve te botes, e rrjedhimisht te jete anetare e Kombeve te Bashkuara, e madje edhe kur Kosova te jete anetare e BE-se dhe NATO-s, nuk eshte fort e hijshme te shes poza si shtet i pavarur e sovran.
Edhe nje kohe te gjate si shtet i vogel e i krijuar rishtaz Kosova do te kete nevoje per politike te urte e te matur qe do ta shpieje hap pas hapi drejt synimeve te saj. Ne kete kuader Kosova ka nevoje jetike per organizmat nderkombetare dhe per ndihmen e tyre pavaresisht qendrimit te tyre karshi pavaresise dhe sovranitetit te saj. Kosova ka nevoje qe te pranoje te gjithe kompromiset e pakendeshme qe nuk e pengojne synimin e saj strategjik ne perspektive per teesi teritoriale, liri, pavaresi, demokraci e mireqenie.
Nga te gjithe organizmat nderkombetare, KFOR-i eshte me thelbesori per synimet e Kosoves dhe kesisoji marredheniet me te nuk guxojne te rrezikohen as edhe per nje moment te vetem.
Armet e FSK-se ne radhe te pare duhet te perdoren per sovranitetin e Kosoves. Defilimi me to ne qender te Prishtines kur çereku i atdheut eshte jashte kontrollit te institucioneve te Kosoves eshte nje sjellje mburravece qe nuk tregon asgje pozitive.
Respekti per sakrificen e Jasharjve, perkatesisht per diten qe mund te konsiderohet si dite e kryengritjes sone apo luftes per liri nuk eshte e thene te deshmohet me defilim armesh siç e bejne zakonisht shtetet sovrane.
Shtetet qe ditet e tyre te rendesishme i shenojne me parada ushtarake t’pakten kane se çfare tregojne: tanksa, avione supersonike, raketa toke-ajr etj. Por me cfare defiloi Garda e FSK-se? Me pushke e me revole! Me ato qe mjaftuan per ta nisur luften, por qe nuk mjaftuan per ta fituar ate. Per ta fituar luften u deshten avionet e NATO-s qe ne s’i kishim. Prandaj eshte e rruges qe te mos i shesim mend NATO-s, perkatesisht KFOR-it. Respektin per sakrificen e Jasharajve ne mund t’ua imponojme te tjereve vetem me sjellje te urta.
Tani ndodhi çfare ndodhi dhe institucionet e Kosoves nuk guxojne te perseritin veprime te tilla te panevojshme e te padobishme. Dikujt nga personalitetet relevante i takon qe ne emer te institucioneve te Kosoves t’i kerkoje falje publike KFOR-it per “mos koordinim adekuat”, ndersa te gjithe bartesit e institucioneve duhet te punojne ne normalizimin e marredhenieve KFOR-FSK qe te vazhdohet puna aty ku ka mbetur.
|  Komente |