OPINION

Edi, “Adi” dhe “Ati”

10-03-2010 / Nga Feti Zeneli

Një prej eksponenteve kryesore të Partisë Socialiste para 2005-s, në një intervistë të dhënë këto ditët e fundit, e krahasonte Edvin Ramën me Hitlerin. Autoritarizmin dhe egoizmin ekstrem të kreut socialist e kanë fshikulluar edhe mjaft përfaqësues të tjerë të lartë të kësaj force politike, në përpjekje për të rikthyer normat e funksionimit demokratik në jetën e PS-së. Por ajo që të bënë përshtypje në gjithë këto ligjërata politike lidhet me faktin e kërkimit përtej kufijve tanë shtetror dhe në mes të flakëve të Luftës së Dytë Botërore të shëmbëlltyrës së Edvin Ramës, kur një monstër të tillë ne e kemi patur për afro 40 vjet rresht në krye të vendit, deri sa Zoti i gjithfuqishëm e çoi në botën tjetër, në 11 prill 1985.
Një analist i njohur i shtypit shqiptar në një shkrim të tijin, të publikuar disa muaj më parë sjell “101 ngjashmëri të Edvin Ramës me Adolf Hitlerin”, midis të cilave edhe ngazëllimin e përbashkët te tyre për t’u thirruar nga të tjetrët me emra të shkurtuar; konkretisht Edvini me “Edi”, kurse Adolfi me “Adi”. Sidoqoftë unë nuk shikojë aq shumë ngjashmëri midis Edvin Ramës dhe Adolf Hitlerit, se sa midis tij dhe Enverit, sidomos për sa i përket sjelljes politike si kryetar në kohë të ndryshme të “nënës Parti”. Në këtë kuptim, “Edi” dhe “Ati” ngjajnë si dy pika uji me njeri-tjetrin; dhe po t’i shikosh nga pas, të veshur me të njëjtin kostum, nuk dallojnë shumë edhe nga pamja fizike. Por në mënyrë të veçant spikasin dy ngajshmëri kryesore midis tyre.
Ngjashmëria e parë lidhet me mënyrën tinzare se si mbërritën deri në krye të partisë; “Ati” në krye te PKSH-së dhe “Edi” në krye të PSSH, duke spostuar me të njëjtën djallëzi të gjithë ato personalitete që e meritonin më shumë se kushdo tjetër një post të tillë, për shkak se kishin aftësi e kontribute të spikatuara në parti. Shembujt në këtë drejtim janë mjaft të njohur për këdo, dhe që të gjithë konvergojnë në faktin e krijimit të klaneve përreth tyre; me servilë, interesaxhinjë, mafiozë, egoistë, përkrahës të kultit të individit, dogmatikë, besnik të së shkuarës, mosmirënjohës, etj. Konkretisht, Edvin Rama, ashtu si Enver Hoxha, ka mbledhur rreth vetes, kryesisht të gjithë ata individë që kanë lidhje të shumëta me të shkuarën. Jo rastësisht në kupolën e Partisë Socialiste tani janë ngjitur një pjesë e mirë e pinjollëve të monizmit, duke ndërtuar në këtë mënyrë një kanal komunikimi për të përçuar në selinë rozë eksperiencën e sjelljes politike të etërve të tyre në raport me “kundërshtarët” brenda llojit.
Ndërsa ngjajshmëria e dytë ka të bëjë me raportin midis interesit personal dhe atij të përgjithshëm, pavarësisht demogogjisë neveritëse që pëdorin të dy, për t’u krijuar bindjen e rreme njerëzve, se janë gati të japin edhe jetën për prosperitetin e vendit dhe popullit të tyre. Por realiteti tregon të kundërtën. Enver Hoxha e mbajti Shqipërinë të izoluar dhe përzgjodhi moinizmin si sistem politk, vetëm për faktin se kështu garantonte pushtetin e tij personal. Për të njëjtat arsye, u referohet praktikave enveriste në mënyrën e të bërit opozitë edhe Edvin Rama. Kohët e fundit ai, gati ka dalë hapur kundër Perëndimit dhe metodave demokratike të drejtimit të Partisë Socialiste, por e pengon sistemi politik që të shndërrohet nga “Edi” në një “Ati” i kohës së sotme. Nuk mund të ketë karshillëk më të madh ndaj institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, se sa të të veprosh në kundërshtim me këshillat e tyre, që në çdo rast janë për të mirën e këtij vendi. Ata sugjerojnë bashkëpunim institucional të opozitës me mazhorancën për çështjet kapitale të vendit tonë, ndërsa kreu i Partisë Socialiste preferon “antagonizmin” revolucionar; madje duke arritur deri atje sa “t’u tregojë vendin” të gjithë atyre perëndimorëve që “futin hundët në punët e brendshme” të Partisë Socialiste.  Se Partia për Ramën është “mbi gjithëçka”; ashtu siç predikonte e kërcënonte edhe “Ati” i tij shpirtëror, Enver Hoxha. “Edi” mendon se ndërkombëtarët “ia kanë me hile” kur këshillojnë se një qëndrim i tillë i opozitës pengon liberalizimin e vizave dhe konkretizimin përfundimtar të procesit të anëtarsimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndaj i rikthet “zërit të masës” dhe organizatave bazë, për të “unitetin Parti – Popull i Majtë”.
Faktikisht, siç kanë dëshmuar edhe ngjarjet e 1997-s, në kohën e rrebelimit komunist, një pjesë e mirë e “popullit të majtë” është lehtësisht i manipulueshëm, pasi akoma nuk është çliruar nga ndikimet e psikologjisë enveriste, në raport me Perëndimin dhe kundërshtarin politik. Ndaj e shikojnë me dyshim dhe mospërfillje çdo këshillë e ofertë që vjen prej tyre. Dhe ç’është më e keqja, kjo psikozë rudimentare vazhdon të ushqehet edhe nga drejtimi i sotëm politik i Partisë Socialiste, me në krye Edvin Ramën, që më shumë se sa morali i lidh gjaku me të kaluarën enveriste. Kjo është arsyeja që shumica e politikanëve dhe “popullit të majtë” e kanë më të lehtë të distancohen nga Perëndimi se sa nga Enver Hoxha. Një lloj distancimi i tillë është edhe mosdëgjimi i këshillave dhe rekomandimeve që perëndimorët japin për qëndrimin e duhur institucional të opozitës, në një kohë me plotë obligime, teksa po punohet për të plotësuar kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Gjithësej në kupolën rozë janë jo më shumë se gishtat e njerës dorë, që mendojnë më ndryshe se të tjerët, por edhe këta e kanë të vështirë të distancohen realisht nga Enveri, pasi në të kundërt nuk do të krahasonin “Edin” me “Adin”, por me “Atin”...

...

 Komente

idriz andej nga je ti mund te thuash dhe te te duken sikur jane bere ndyshime por ne ne tirane na duket vetja si tek cirku i lagjes sa per menaxhim te mire te punes se tijnuk shoh ndonje park a lulishte por vetem beton mos ndoshta te ka dhene ndonje leje ty.si militant i majt qe je futju punes se i bie te shihemi nga 2017
Postuar nga altin ne daten 11-03-2010

Idrizit do ti kujtoi se Edi ka menaxhuar shum mire vendet poshte urave te lumit Sena ne Paris, dhe kete e ka bere me by......pastaj keto te tjerat, qe edhe keto po i menaxhon ne te njejten menyre, me by...... Te kuptoi mor shok, ty te vjen keq qe Sali Berisha udhehoqi popullin ne permbysjen e idhullit tend Leverit. Edi ty te kujton Leverin prandaj e do ti ate. Edhe ne kuptojme qe kur te behet i pademshem per demokracine, ky Edushka yte, atehere ne do te jemi shum me te lire........
Postuar nga Kosta ne daten 11-03-2010

Meqe ky Edvini nuk paska ardhur nga rruga e Bllokut,po si atehere ka muaj qe ka perfunduar ne rruge.A mund ti besoj Shqipnia nji njeriu qe sulmon institucionet,si ky? Jo mor vlla,ktij qi la deputet ne rrug,nuk mund ti besojm.
Postuar nga Dyli ne daten 10-03-2010

Berisha erdhi nga Parisi me tituj te larte shkencore, kurse Rama erdhi nga rruget e Parisit si nje rrugac hipi. Berisha e flaku me perbuzje teseren e pp dhe drejtpi partine demokratike, kurse Rama ju ktthye partise se babait e dajes se tij duke u bere Enveri i ri i partise se puneve socialiste.
Postuar nga Bedaj ne daten 10-03-2010

Edi Rama ,erdhi ne krye te PS-se, mbas nje menaxhimi te sukseshem te Ministrise se Kultures dhe Bashkise se Tiranes.Kurse Sali Berisha ,erdhi ne krye te PD-se ,mbas menaxhimit me sukses te organizates se Partise se Punes te Shqiperise.Ky eshte nje ndryshim thelbesor midis te dyve.Pra ,Sala si Enveri ,erdhi nga rruga,kurse Edi, erdhi nga rruga e suksesit ne menaxhimin e pushtetit.Kete nuk arrini ta kuptoni ju militantet e Saliut ,por jo militante te Demokracise.Idrizi
Postuar nga idrizi ne daten 10-03-2010

Per te kuptuar se si Ati E Hoxha uzurpoi PKSH,mjafton vetem nje fraze e shkruar ne historine ePKSH-se. Dhe ja se si shkruhet: Ne mbledhjen e grupeve komuniste qe u be ne Tirane per formimin e PKSH-se,me 8 Nentor 1941, U PERJASHTUAN KRYETARET E GRUPEVE ,SE KISHIN PIKPAMJE GRUPAZHI.Pra nuk u lejuan te marin pjese,barinjte e grupeve por dhite.Kurse garibi i Tiranes E Hoxha,nuk kish pikpamje grupazhi!?!? Marrezia e marrezise se marrezive. Pra u be mbledhja me nje ujk dhe tri dele.Kujto Lakerorin.
Postuar nga Jaku ne daten 10-03-2010

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku