POLITIKĖ

Nė PS po mbizotėron sindroma e Xhelil Gjonit kundėr ambasadave dhe Perėndimit

10-03-2010 / Gazeta 55Nė PS po mbizotėron sindroma e Xhelil Gjonit kundėr ambasadave dhe Perėndimit

Socialistët janë vënë nën pushtetin e Edvinit, i cili si paraardhësit e tij ideologjikë po drejton një kryqëzatë kundër lëvizjes së lirë. Urdhër i prerë për deputetët që të mos miratojnë rezolutën për heqjen e vizave, edhe pas apelit publik të kryetarit të komisionit të integrimit, Aldo Bumçi Opozita braktisi dje nismën parlamentare për një rezolutë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.


Deputetët e opozitës, nuk kanë marrë pjesë dje në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Integrimit, i cili drejtohet prej tyre dhe që në rend ët ditëys kishte diskutimin e kësaj rezolute, projekti i së cilës u miratua dje vetëm nga votat e deputetëve të mazhorancës. Socialistët janë vënë nën pushtetin e Edvinit, i cili si paraardhësit e tij ideologjikë po drejton një kryqëzatë kundër lëvizjes së lirë. Urdhër i prerë për deputetët që të mos miratojnë rezolutën për heqjen e vizave. Por në një konferencë shtypi, Bumçi tha se komisioni parlamentar i Integrimit mori sot në shqyrtim propozimin e grupit kuvendor të PD-së, për votimin e një rezolute në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë. “Ne prisnim që deputetët e opozitës, të cilët kanë ardhur në Kuvend, kanë depozituar edhe emrat në komisionet përkatëse, të vinin në Komisionin e Integrimit, të merrnin kryesinë e këtij Komisioni siç është rënë dakord me opozitën dhe të bëheshin pjesë e kësaj rezolute”, tha në një dalje për mediat, Aldo Bumçi, deputeti i PD-së. Më pas Bumçi i drejtoi edhe një apel deputetëve të opozitës. Ai bëri thirrje dhe tha se shpreson që deputetët e PS-së të cilët kanë depozituar emrat për pjesëmarrje në të gjitha komisionet, të jenë prezentë të Kuvend ditën e enjte kur pritet të miratohet projektvendimi për rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar demokrat. “Pavarësisht nga ky fakt, që nuk erdhën në shqyrtimin e rezolutës, ne u bëjmë thirrje, në ftojmë opozitën që të jetë e pranishme ditën e enjte në seancë plenare, ku do të miratohet rezoluta për procesin e liberalizimit të vizave”, apeloi Bumçi. Ai theksoi më tej se, “ky nuk është një proces politik, nuk është një çështje politike, por është një çështje jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, qofshin këta të majtë, të djathtë, pa parti. Ne si komb kemi në kujtesën tonë historike izolimin më të thellë. Edhe gjatë këtyre 20 viteve qytetarët shqiptarë kanë hasur vështirësi për të udhëtuar jashtë, për të takuar fëmijët e tyre, të afërmit”, kujtoi dhe bëri të ditur më tej Bumçi. Deputeti i PD-së Aldo Bumçi konsideroi se meqenëse kemi mbi një milion shqiptarë që jetojnë në emigracion, lëvizja e lirë është jetike për kombin tonë. “Në përkrahje të këtij procesi, në përkrahje të një pune kolosale që është bërë në përmbushje të kërkesave të udhërrëfyesit të Bashkimit Europian, Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë një rezolutë”, vuri në dukje deputeti i PD-së. Në përfundim Bumçi ripërsëriti edhe një herë apelin për opozitën shqiptare. “Ne ftojmë opozitën në shprehje të vullnetit të saj, të vijë të votojë rezolutën në Kuvend duke treguar që është në përkrahje të këtij procesi jetik për qytetarët shqiptarë. Jam i bindur që duke bërë këtë, duke ndërmarrë këtë hap ditën e enjte, nuk do të bëjë asgjë tjetër përveçse do të përmbushë vullnetin e dhjetëra mijëra anëtarëve të Partisë Socialiste, vullnetin e dhjetëra mijëra votuesve të Partisë Socialiste”, përfundoi deputeti i PD-së. Nëpërmjet kësaj projekt-rezolute, të miratuar dje vetëm nga deputetët e mazhorancës, Parlamenti shqiptar i bën ftesë Komisionit Europian të respektojë kalendarin kohor për përgatitjen e raportit vlerësues për të mundësuar liberalizimin e vizave për shqiptarët në fillim të pranverës. Në rezolute theksohet gjithashtu, se, Kuvendi i Shqipërisë, konfirmon mbështetjen e të gjitha forcave politike në procesin e liberalizimit të vizave dhe shpreh njëzëri objektivin e udhëtimit pa viza në vendet “Shengen”. Ndërkohe rezolutat i sugjeron Komisionit Europian që të marre në konsideratë përmbushjen e deritanishme të kushteve të udhërrëfyesit nga ana e qeverisë shqiptare. Së fundi në rezolutë, shprehet mbështetja për deklaratën e përbashkët të Parlamentit Europian dhe Këshillit, të miratuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, në bazë të së cilës mbështetet nisma që Shqipëria të përfitojë nga liberalizimi i vizave sapo Komisioni Europian të vlerësoje se vendi ynë i ka plotësuar detyrimet e udhërrëfyesit.

...

 Komente

Emri:
E-mail:
Komenti:
Kodi: Shkruani kodin qe shihni me larte...

 
Webmaster LJC-DESIGN   .:|:.   Editor Online: Leonard Quku