Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues

Tuesday, 10 July 2018 13:09

Nga Kastriot ISLAMI

Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo mjafton për të nxjerrë përfundimin se Shqipëria nuk është as vend demokratik dhe as nuk ka shtet ligjor. Gjykata Kushtetuese, garantja e funksionimit të shtetit ligjor nuk ekziston më në Shqipëri.

Kjo situatë nuk duket e rastësishme. Shpërbërja e Gjykatës Kushtetuse duket e qëllimshme. Së pari kjo është bërë nga Rama për ta vënë edhe këtë gjykatë nën kontroll në të ardhmen.

Dhe së dyti, deri në ngritjen e Gjykatës së re Kushtetuese, Rama, nga frika e ndëshkimit individual, ka programuar miratimin e disa ligjeve arbitrare e antikushtetuese që GJK do ti rrëzonte. Dhe së treti, në këtë situatë pa GJK, pra kur mungon arbitri i drejtësisë që do të pengonte veprimet arbitrare antikushtetuse, Rama ka programuar të grabisë pronën publike duke dhunuar të drejtat kushtetuese dhe duke menduar se do ti shpëtojë ndëshkimit.

Fatkeqësisht ky shkatërrim i sistemit kushtetues në Shqipëri është bërë ndërkohë që janë prezentë zyrtarë ndërkombëtarë të angazhuar për kryerjen e reformës në drejtësi. Një situatë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër demokratik në botë dhe asnjëherë tjetër në këto 27 vjet në Shqipëri. Kjo heshtje ka shtyrë shumë analistë të mendojnë se këta përfaqësues ndërkombëtarë

ose janë bashkëautorë e për rrjedhojë bashkëfajtorë;

ose konsiderojnë Shqipërinë një fshat periferik të Europës që nuk meriton më shumë se qytetarët e paralizuar janë nënshtruar dhe nuk reagojnë kundër së keqes;

ose janë të kompromentuar.

Arsyet që vendi ka rrëshqitur në një gjëndje të tillë janë të shumta:

Është paaftësia e papërgjegjshmëria e Ramës dhe e maxhorancës së drejtuar prej tij;

Është drejtimi i vendit nga Rama me arrogancë e në mënyrë autoritare, korruptive, arbitrare,

Është vënia nga Rama nën kontroll e të gjithë insititucioneve kushtetuese dhe shpërbërja e GJK;

Është mungesa e fuqisë së opozitës për ta ndalur deritani veprimet arbitrare të Ramës;

Është paraliza e veprimit qytetar nga varfëria, papunësia dhe mungesa e shpresës;

Është heshtja e pashëmbullt e zyrtarëve ndërkombëtarë.

Shqipëria pa GJK është në prag të greminës e të kaosit sepse shteti ligjor ka rënë. Miratimi i ligjeve arbitrare me kartonat e një maxhorance të papërgjegjshme dhe pamundësia për ti atakuar to në GJK kanë plagosur rëndë demokracinë dhe pluralizmin.

Në Shqipëri të gjithë janë të rrezikuar, edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët se nuk kë më shtet ligjor. Gjithkujt, individ, biznes apo përfaqësues i medias a shoqërisë civile, shqiptar apo ndërkombëtar, mundi ti ndodhë gjithçka e tmerrshme sepse mungon mekanizmi i frenimit, i korrigjimit, dhe i mbrojtjes nga dhunimet e të drejtave themelore dhe i garantimit të sigurisë juridike që është Gjykata Kushtetuese.

Konkretisht, Rama mund të kalojë çfarëdo ligji që i thotë mëndja e tij e çoroditur, ndërkohë që opozita nuk zotëron asnjë mekanizëm institucional për ta ndalur atë.

Kushtetuta tashmë është një copë letër pa vlerë se mungon GJK që ka për detyrë të respektojë zbatimin e saj.

Pratikisht vendi është në kushtet e mungesës së rendit kushtetues. Kaosi mund të ndodhë në cdo moment dhe vendi mund të destablizohet nga përplasjet mes qytetarëve e qeverisë, mes qytetarëve e maxhorancës, mes qytetarëve e pushtetit vendor, sepse nuk ka një “mekanizëm të pavarur gjykimi e moderimi” që e ndalon këtë proces destabilizimi.

Në cdo moment mund të vendoset një diktaturë e egër gjakatare. Sigurisht që kjo situatë është ideuar dhe orkestruar nga Rama vetëm për interesa të pushtetit të ngushtë të karriges së tij…

Nëse gjendja nuk ndryshon, gjasat janë që ajo të precipitojë në mënyrë të paparashikueshme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sofia është bukuroshja më e nxehtë e Instagramit aktualisht

Show-biz

Sofia është bukuroshja më e nxehtë e Instagramit aktualisht

Ajo është një prej femrave më të popullarizuara aktualisht në rrjetet sociale. Sofia Jamora numëron mbi 2 milionë ndjekës në llogarinë e saj, në Instagram. Bukuroshja amerikane me fytyrë engjëllore shquhet sidomos...

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

Politikë

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka dhënë këtë të dielë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të ngritjes së...

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

Lifestyle

Katër arsye përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

Nuk ka si një dush i freskët pas një ditë të gjatë e të lodhshmë !  Tani në verë, duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por prisni a...