Një përgjigje për Meron mjeran ose Mero “çorapen”

E Enjte, 12 July 2018 13:46

Nga Bujar Nishani

Mero “çorapja” siç njihet në ambjentet e bisnesit paska lëshuar shpifjen dhe intrigën e ulët të radhës.

Më akuzon për dekretimin e gjyqtarit Admir Thanza në vitin 2013, duke shpifur se paskam ditur dënimin e tij në Itali dhe ja kam përdorur atë dosje për ta shantazhuar !!!!

Më duhet të them që në krye të herës se akti i fshehjes së atij dënimi nga gjyqtari Thanza është i turpshëm, përveçse kriminal dhe natyrisht na bën që të mos ndihemi mirë që të gjithë.

Ai akt tregon se sa të dobëta janë ende agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri që nuk mundin ta zbulojnë një akt të tillë për një kohë të gjatë.

Por korelacioni i aktit të gjyqtarit në fshehjen e dënimit me dekretin e Presidentit është po aq malinj sa dhe vete morali i qëllimit të shpifësit dhe intriguesit.

Së pari Dekreti i Presidentit nuk është vendimmarrës por propozues.

Propozimi për gjyqtarin Thanza në vitin 2013 u bë nga lista e aplikantëve dhe u mor gjyqtari që ishte anëtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës (gjykata më e lartë e vendit), i dekretuar edhe më parë nga presidentë dhe i votuar për në Gjykatën Kushtetuese, më parë nga të gjitha partitë në Parlament.

Një gjyqtar, ku, konfirmimi zyrtar i ardhur në Institucionin e Presidentit nga të gjitha agjencitë ligjzbatuese pa përjashtim ishte pozitiv dhe mbështetës.

Ku mund të kishte garanci më të madhe se sa tek një gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese e vendit i konfirmuar dhe më parë nga Parlamenti ?

Pa dyshim që ky nuk është shqetësimi i shpifësit ordiner por malinjiteti i intrigës së tij dhe Korofillakut që i luan telat që e lëvizin.

Kjo përpjekje mjerane nuk e fsheh dhe as e harron dot modelin e mbushjes së Parlamentit Shqiptar, administratës publike dhe bashkive të vendit me vrasës, përdhunues, narkotrafikantë dhe hajdutë.

Nuk e harron dot modelin e Ministrit të Brendshëm që ndihmon dhe bashkëpunon me narkotrafikantët apo të ministrit tjetër të radhës, vëllai i të cilit jo thjesht një narkotrafikant ndërkombëtar i dënuar por dhe “dispeçer” i botës së trafikut në vend.

Nuk e mbulon dot modelin e Kryeministrit që solli në Parlament (për herë të parë në historinë e pluralizmit), vrasës e trafikantë, ku dhe pas denoncimit të tyre, vijon të bashkëpunoj e tu japë poste publike atyre.

Qëllimi mjeran i shpifsit ordiner është të kompleksoj dhe mbyllë gojën denoncuesve të krimit, korrupsionit, hajdutërisë, makutërisë së pushtetit dhe veglave mjerane të tij.

Se kush është Mero “çorapja”, nuk ka nevojë të shkosh shumë larg.

As në 1997, as në deklaratat e ish-ambasadorëve amerikan Withers e Arvizu e as në Golem apo Ksamil, etj., etj.

Por vetëm pak kohë më parë kur linçonte Harri Lenën për disa kallama të vendosura në guvat e shkëmbinjve mbi Vjosë dhe nga ana tjetër avokatonte pronarët e Hako-s duke i mbrojtur betonin që hidhnin mbi trojet historike të amfiteatrit të Butrintit.

“Ndiq paranë e pisët për të shkuar tek Mafia”, është Postulat historik i njerëzimit.

Unë jam shpresëplot se dhe në Shqipëri shpejt do implementohet ky postulat.

Ne e përzumë “me shkelma” Çorapen nga PD, kur sapo nisi të kërkonte favore miliardash financiare për banditët që ai i quante “bisnesmene”.

Tani e ka gjetur vendin dhe gjirizin ku mund të gjallojë dhe që në fak meriton.

Si një aktor i intrigave të një SKENE që ka si protagonist ; Korofillakun që po shet Jugun e Shqipërisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...