Internacionalizmi kriminal si teori e praktikë e Qeverisë së Rilindjes, trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit

E Enjte, 11 October 2018 09:09

Nga Azgan Haklaj

Kur në vitet 80-të ministri i rendit Fatmir Xhafa pozonte me krenari në tribunën e 1 majit në krah të diktatorit Hoxha, mafia siçiliane ndihej e plotëfuqishme dhe e paprekshme.
U desh atëherë mobilizimi i mijra forcave ushtarake që Shteti Italian tu tregonte qytetarëve të tij se ishulli i krimit do të çlirohej me çdo çmim.
Ndërkaq në Tiranë Enver Hoxha dhe klika e tij e kishin shndërruar Shqipërinë, vendin më të izoluar e të varfër të Europës në një kamp stërvitje e trajnim për kriminelë të tipit Laurent Kabila e të tjerë terroristë marksistë sipas parimit: "Kriminelë të të gjitha vendeve bashkohuni".
Rama me ADN nga klika hoxhiste e mbron me fanatizëm Xhafën e Ballën ashtu siç beri me ish ministrin Saimir Tahiri dhe bandën e Habilajve, ashtu siç po mbron çetën militare të sadimazohistëve të Taulant Ballës.
Xhafa si më i kënduar se paraardhësi i tij, i alarmuar nga ngritja e Spakut, dekleratat e forta e angazhimin në terren të SHBA dhe qeverive europiane në luftën kundër mafies politike të lidhur me krimin përpiqet ti lajë duart si Pilati se:" Krimi është internacional".
A mund ti pergjigjesh një pyetje të thjeshtë z Xhafa?
Çfarë roli ka në këtë vend internacional Padroni yt z Edi Rama, vellai juaj si baron i drogës e më në fund Ju që jeni mandatuar për të luftuar krimin.
Që krimi është internacional kjo dihet prej kohësh ashtu siç dihet kush i ka mbështetur mafien italiane, ruse, bandat e arkanit, klanin e Zemunit.
Ju si internacionalist së bashku me kryeministrin e Malavitës keni eksportuar në Europë grupet kriminale të cilat zotërojnë tregjet e heroinës e kokainës dhe një kapital prej miliarda eurosh të cilat i pastroni me ligje me kontratat konçesionare me projektet mafioze të " partneritetit" publik-privat dhe në parajsat fiskale.
A mund ta shmangni përgjegjësinë Ju dhe kryeministri juaj për vrasjet mafioze të cilat po tronditin çdo ditë shqiptarët duke terrorizuar qytetarët e pafajshëm, të cilët taksohen për të qenë të sigurt për të levizur, e në fakt nuk janë as në zemër të Kryeqytetit.
Kasaphana e fundit në Bllok dëshmon se qytetarët nuk ndjehen te sigurt as në kafenetë e Tiranës, vaj halli në periferi apo në zonat e thella të Shqipërisë.
Trinomit Rama- Xhafa-Balla të identifikuar qartazi e me prova të pakontestueshme si konsujt e krimit politik e atij ekonomik ju intereson më së shumti për të mbajtur vendin në një situatë pasigurie, ankthi e terrori për të frikësuar opozitën tani që zgjedhjet vendore po afrojnë. Rilindjes i duhet dhe po lufton me të gjitha metodat e paligjshme e kriminale për të fituar këto zgjedhje.
Edi Rama ka krijuar një shtet privat, ka shkatërruar sistemin gjyqësorë, ka kthyer prokurorinë në celulë krimi e laborator të fabrikimit të dëshmitarëve të rremë që të shpëtojë familjen kriminale të Xhafës dhe militarët e Taulant Ballës.
Me paketën antishpifje po asgjëson fjalën e lirë, duke aplikikuar metodën e pengmarrjes së viktimës së dhunuar dhe akuzimin e denoncuesit ndaj krimit.
Rama dhe ansambli kriminal i Rilindjes me përdorimin e prokurorisë për goditjen e opozitës për çdo denoncim që ban për kapot e krimit dhe aleancave të ngushta e afatgjata me ta po përpiqen që të forcojnë kontrollin e territorit e të frikësojnë qytetarët, duke instaluar një diktaturë mafioze për ti krijuar vehtes avantazh në këtë kohë parazgjedhore.
Sulltan Rama mund të bëjë kurban për interesat e tij e per tu hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit publik dhe atij ndërkombëtar tipa të tillë si Roshi, Dako, Sejdini, Bushi, Rraja por asgjë nuk do të ndryshojë.
Parulla e mafies: "Kapo vdiq, rroftë kapo" tregon se ndryshimi i kupolës i jep vetëm stimul veprimtarisë kriminale.
Nuk është rastësi që me gojën e Ramës e Xhafajt kriminelët ordinerë guxojnë nga dyert e gjykatës së tyre me pranga në duar të kërcënojnë udhëheqësin e Frontit Opozitarë z Lulzim Basha, "shihemi në zgjedhje".
A mund të ketë duel elektoral të barabartë mes Frontit Opozitarë, tashmë mazhorancë morale dhe Aleancës së Rilindjes me krimin në anën tjetër?
Pa çarmatosjen e bandës qeverisëse nga armët e krimit e shkatërrimin e bazës dhe superstrukturës që tjetërson vullnetin e popullit institucioni i votës së lirë, gurthemel i demokracisë, burim i të gjitha institucioneve të shtetit të së drejtës asgjësohet.
Populli sovran tani ka shumë shpresë tek mazhoranca morale, Fronti Opozitarë i bashkuar dhe se internacionalizmi kriminal me mandatet e vjedhura e Aleanca me kapot e krimit i ka ditët e numëruara.
Beteja me Sovranin është e humbur edhe atëherë kur kapot e plotfuqishëm të politikës duken të sigurtë në vetëvehte.

Modifikuar më E Enjte, 11 October 2018 09:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Aktualitet

"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në vend të goditura nga operacioni "Volvo 4", rezulton që shtetasi Hajri Seferi, ndërmjetës midis grupit kriminal të "Avdylajve" në Shijak dhe...

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Sport

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Hamburgu nuk po kalon një moment të mirë as në Bundesligën 2, duke qenë se rezultatet janë zhgënjyese dhe në klub ka hyrë frika e nj dështimi të mundshëm nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!