Shehu: Ministria e Jashtme mësoi nga gabimi, votoi pro SHBA në OKB

E Enjte, 14 June 2018 12:18

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, ka reaguar ditën e sotme lidhur me votimin e djeshëm të Shqipërisë në OKB.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se Shqipëria ka votuar pro SHBA-së në OKB.

“Pas presionit të fortë e të gjatë publik të opozitës, Ministria jonë e Jashtme nuk përsëriti dje në Asamblenë e OKB gabimet tragjike të pak kohëve më parë, që na përplasën disa herë me SHBA”., -shkruan ndër të tjera Shehu.

POSTIMI I PLOTE
Mbas presionit te forte e te gjate publik te opozites, Ministria jone e Jashteme nuk perseriti dje ne Asamblene e OKB gabimet tragjike te pak koheve me pare, qe na perplasen disa here me ShBA.

Shqiperia dje nuk e voton Rezoluten “Per mbrojtjen e civileve palestineze”, te iniciuar nga Algjeria e Turqia e te kundershtuar nga ShBA.

Ne fakt ajo ishte nje Rezolute e pa balancuar, qe si e tille nuk i sherben stabilitetit e paqes ne ate zone, per te cilen votuan kunder 8 shtete e absenuan 45, nder te cilet edhe vendi yne.

Mos vendosja ne ate Rezolute e Amendamentit te propozuar nga ambasadorja Haley, pa dyshim i prishi cdo mundesi ekuilibri dhe pozitiviteti asaj Rezolute.

Edhe fakti qe menjehere mbas kalimit ne Asamble te asaj Rezolute, ajo po perdoret si nje “flamur” fitoreje ndaj ShBA-se prej disa nga mbeshtetesit e saj, tregon qartesisht se sa te drejte kishim e kemi ne si opozite ne qendrimin e kembenguljen, per te ndjekur ShBA ne ceshtjet e sigurise.

Sidoqofte eshte e domosdoshme qe tashti Ministria e jone e Jashteme keto qendrime si dhe pozicionet e rendesishme te saj, t’i beje menjehere publike, pa qene nevoja te loze “sy mbyllurazi”.

/55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 14:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

UEFA ndan grupet para shortit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit

Sport

UEFA ndan grupet para shortit, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit

UEFA ka bërë ndarjen në grupe të skuadrave që do të marrin pjesë ditën e nesërme në shortin e “Champions League” për fazën eliminatore. Në këtë kampionat janë 3 grupe, 2...

Shi gjatë gjithë qershorit, kujdes nga rrufetë

Aktualitet

Shi gjatë gjithë qershorit, kujdes nga rrufetë

Moti i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe shi pasdite, do të jetë prezent gjatë gjithë muajit qershor. Por Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron pushuesit të kenë kujdes nga rrufet, pasi kanë...

Rritet numri i personave me çrregullime mendore, shkak i nxehti

Aktualitet

Rritet numri i personave me çrregullime mendore, shkak i nxehti

Me ardhjen e verës rëndohet gjendja e njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor. Mjekët tregojnë arsyet që çojnë në keqësimin e gjendjes së pacientëve me rritjen e temperaturave. Sipas tyre, për...