E turpshme/ Vrasësi i Azem Hajdarit shpallet “Qytetar Nderi"

E Enjte, 14 June 2018 18:00
Ish deputeti Gafur Mazreku pas plagosjes së Azem Hajdarit, në gjykatë Ish deputeti Gafur Mazreku pas plagosjes së Azem Hajdarit, në gjykatë

Në një dalje nga selia blu, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar një ngjarje të rëndë.

Noka ka bërë me dije se atentatori i Azem Hajdarit në Kuvend n; shtator 1997, Gafurr Mazreku me urdhër të Ramës do të bëhet “Qytetar nderi” i Hasit.

Ai ka publikuar edhe një dokument të Këshillit të Bashkisë së Hasit, duke shtuar se ky vendim do të merret ditën e hënë.

Noka ka bërë me dije se duhet të ndalet kjo gjë e shëmtuar, ndërsa deklaroi se më këtë veprim Azem Hajdari po vritet për herë të dytë.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari.

/55News.al/

/VENDIMI1.jpgflamur-noka.jpg.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 19:16

1 koment

  • Përgjigju Rudi

    PS e Shqipris esht shendrruar ne Parti KRIMINELE e ka kapur Shtetin komplet me nje Kryesi banditesh,korrupsion,drog edhe keshtu dota vazhdoj deri sa te izolohet gradualisht nga EU,USA por duhet edhe Popullit Shqiptar te zgjohet e te fillojn me nje tjeter ALTERNATIV Politike e vetmja zgjidhje per gjeneratat e ardheshme per ta ber Shqiprin nje Shtet Ligjor ku sundon Ligji. Ku fukaralleku dote Zhduket krimineli dhe korrupsioni dot denohen Shqiprija me nje fillim per nje jet ma te begatshme.

    Diel, 17 June 2018 10:35 komentuar nga Rudi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjidhje të shpejta natyrale kundër pickimit të mushkonjave

Aktualitet

Zgjidhje të shpejta natyrale kundër pickimit të mushkonjave

Stina e verës vjen bashkë me një problem acarues. Bëhet fjalë për mushkonjat që e kthejnë trupin e njeriut në një tabelë qitjeje. Si mund të gjejmë qetësim të menjëhershëm pas pickimit...

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit (emri)

Aktualitet

Vettingu, më 20 qershor radha e gjyqtarit të Apelit (emri)

Ditën e nesërme në sitën e vettingut do të kalojë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska. Seanca dëgjimore për Toskën është caktuar në datën 20 qershor në orën...

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Aktualitet

ANEMIA – Si ta shmangni me ushqimet dhe produktet e duhura

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet...