Inkriminimi i Prokurorisë/ Vasili: Hetimi i Ramës është shansi i fundit

E mërkurë, 11 July 2018 18:25

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka theksuar se sot është shansi i fundit i prokurorisë për të pastruar emrin e saj pas kaq shumë skandaleve.

Përmes një postimi në “facebook” Vasili shkruan se pas turpit të 25 qershorit kur kryeministri Edi Rama i kërkoi policisë që të linte punën dhe të shkonte të votonte, sot është rasti i fundit që i jepet prokurorisë për ruajtjen e legjitimitetit të saj.

Sipas Vasilit çdo mbrojtje e mëtejshme e Ramës nga ana e prokurores së përgjithshme do të thotë inkriminim i këtij institucioni.

Postimi i plotë:

Shansi i fundit per prokurorine perballe kryeministrit fajtor.

Prokuroria ka perpara proven e fundit per te ndryshuar dicka nga integriteti i saj i tronditur rende duke cuar perpara drejtesise kryeministrin e vetpaditur ne ceshtjen e audiopergjimit te Agron Xhafes.

Pas turpit dhe fajit shume te rende te prokurorise, qe mbylli dosjen e kryeministrit kur ai ne 25 qershor i beri thirrje policise te flakte uniformat dhe te bente vota per partine socialiste,sot eshte shansi i fundit qe prokuroria te ruaje kegjitimitetin e saj.

Qendrimi i deritanishem i prokurorise dhe prokurores se pergjithshme qe kane bere shehtan budallane sikur s'shohin,sikur s'degjojne dhe sikur s'kuptojne eshte nje qendrim i paligjshem dhe i denueshem, qe e ben ate te rreshkase drejt ilegjitimitetit.

Ky eshte shansi i fundit.

Kryeministri u vetdenoncua publikisht dhe hapur duke thene se ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes dhe i ka rezultuar manipulim.

Ka disa pyetje te medha qe ndajne ligjin nga antiligji dhe qe ndajne gjithashtu se ne cilen ane eshte vendosur prokuroria.

Ja pyetjet pa pergjigje:

1.Videon e kishte vetem prokuroria ku u depozitua.Ku e gjeti kryeministri videon,a mos prokuroria ja dha atij???

2.Pse kryeministri ben hetime kur prokuroria tashme kishte filluar hetimin???

3.Me cfare fondesh u be hetimi nga kryeministri??

4.Pse nuk e coi kryeministri kete prove ne prokurori???

6.Pse prokuroria nuk ja kerkoi kete prove kyçe kryeministrit???

7.Pse prokuroria me tu njohur me deklaraten publike te 16 majit te kryeministrit nuk filloi hetimet kryesisht???

Keto jane pyetje te pakapercyeshme.

Cdo mbrojtje e metejshme e prokurores se pergjithshme dhe e prokurorise per kryeministrin do te thote inkriminim i tyre pa kthim dhe ndeshkimi per ta eshte i pashmangshem.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...