Foto me Trump-in, ndjekësit tallen me Ramën në facebook

E Enjte, 12 July 2018 14:04

Kryeministri Edi Rama, vijon të jetë i pranishëm në Samitin dyditor të NATO-s, në Bruksel, ku është takuar me shumë liderë botërorë. Mes këtyre personazheve, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Në ditën e dytë të takimit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin të shtrëngojë dorën me presidentin amerikan Donald Trump.

Lajmin e bën të ditur vetë Rama që publikoi në rrjetet sociale me mbishkrimin “PHOTO OF THE DAY”.

Megjithatë ndjekësit e kryeministrit në Facebook duken jo entuziast për këtë shtrëngim duarsh.

“Halli” më i madh i tyre është që presidenti amerikan të mos mbyll Lotarinë Amerikane, si e vetmja shpresë për t’u larguar nga Shqipëria.

“Çfarē tē tha Trump? Mos të pyeti se ku i ke blerē atletet se për tjetēr s’ka çfarē tē të pyesë”, shkruan nje tjeter.

“Aajde foto ajde ja hodhem fukarallekut tani na mori te keqen.,” komenton nje tjeter qytetar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...