Vrasja në Mat, Çupi: Edhe hasmi nuk preket në bukë

E Enjte, 11 October 2018 20:43

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Matit, Dhurata Çupi, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë të ndodhur sot në mesditë në Mat.

Duke iu drejtuar qeverisë së Edi Ramës, deputetja ka shkruar se edhe hasmi nuk preket kur konsumon ushqim. Sipas saj, ‘rilindja’ e ka kthyer në pasiguri totale jetën e shqiptarëve.

“Ngjarje tejet e rëndë sot në Mat.Si deputete e zonës por edhe si qytetare i këtij vendi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të dy punonjësve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Ndersa një punonjes tjeter ështe në gjendje te rënde shëndetesore.Ngjarje e rëndë që dhemb e të lë pa fjalë.Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale në këtë vend, jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë. Ne e dimë që as hasmi nuk preket kur ushqehet, jo më ti merret jeta”, shkruan deputetja.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Aktualitet

"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në vend të goditura nga operacioni "Volvo 4", rezulton që shtetasi Hajri Seferi, ndërmjetës midis grupit kriminal të "Avdylajve" në Shijak dhe...

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Sport

Hamburgun e kap mallkimi i Mavrajt, e pëson edhe trajneri

Hamburgu nuk po kalon një moment të mirë as në Bundesligën 2, duke qenë se rezultatet janë zhgënjyese dhe në klub ka hyrë frika e nj dështimi të mundshëm nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!