Basha pas dëshmisë në prokurori: Rama s'më tremb dhe as nuk shantazhohem

Premte, 12 October 2018 12:50

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se thirrja e tij në Prokurori nuk është fundi i opozitës por fillimi i fundit të një regjimi.

Jashtë ambienteve të prokurorisë, Basha përcolli me gazetarët dhe një mesazh për Edi Ramën.

Lulzim Basha: Dy deputetë të opozitës janë thirrur në prokurori. Salianji sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin.

Kur regjimet e korruptuara dhe inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit, me shpresën e dëshpëruara për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpërtuar pushtetin e tyre të inkriminuar.

Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për tu paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Ndaj sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: PD, unë dhe shqiptarët e vendosur  për të larguar krimin nga politika as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të për të vazhduar deri në fund, betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze.

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 12:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!