Skandal në Prokurori/ ‘Zhduken përgjimet e Fredi Alizotit’

Premte, 12 October 2018 15:53

Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda janë përfshirë në një skandal të madh ose siç e quan Ish-kryeministri Sali Berisha superskandal.

Mësohet se janë zhdukur 120 faqe transkripte rreme të Fredi Alizotit.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha shkruan se faqet që mundojnë në numrin rendor janë vjedhur nga mercenarët e bandës kriminale të qeverisë.

‘Kjo ka ndodhur për ti shpëtuar demaskimit të plotë tyre’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Superskandal ne Prokurori!

Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te deshmitarit te rreme Fred Alizoti, te cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dishmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.

Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.

Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.

Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.

Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste.

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 15:55

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!