Akuza bombë e ‘Helsinkit’: Rama-Vuçiç nisën bisedimet për ndarjen e Kosovës dy vite më parë

Tuesday, 16 October 2018 18:44

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të aktorëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiç dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të biseduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiq e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë. Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiqi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiqit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

NDALOHET RIBOTIMI NGA MEDIA TË TJERA. COPYRIGHT: DIALOGPLUS.CH

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiqit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës

Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiq hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».

Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës.

Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës

Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiq ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiq dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».

Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës».

2 komente

  • Përgjigju fery

    Vuciqi dhe gjithe zyrtaret e tjerr te larte serb e kane te trashiguar nga qeveria serbe e pasluftes se vitit 2001 te Millosheviqit qe te vazhdoje pa u ndale ne krijimin e Serbise se Madhe . Fillimishte me Veriun e Kosoves kurse fundi do te ishte Duresit dhe dalja e shtetit serb ne brigjet e Detit Adriatik shqiptar , futja e Republikes Serbe te Bosnjes nen ombrellen dhe juridiksionin serb .
    Per ta mashtruar opinionin shqiptar
    ( ate te Kosoves dhe shqiptaret e Lugines se Presheves ) u plasua ne opinion korigjimi i kufijve ose shkembim tritori mese Kosoves dhe Serbise me qellimin e vetem qe Serbija ma lehte ta merrte Veriun e Kosoves kurse per Luginen e Presheves " do te bisedohej " me vone
    Apsurdi me i madh i ketij mashtrimi eshte se Serbija edhe pase 20 vitesh, fare nuk do te bisedoje per 1654 mbetje mortore te civileve shqiptar te vrare dhe groposur ne varrezat masive ne Serbi dhe as per 20 mij gra e vajza te dhunuara shqiptare te Kosoves ose per shkaterrime ne mase te prones dhe 150 mij shtepive te shqiptareve ose edhe per fonde te plackitura te pensionisteve te Kosoves dhe fonde tjera ne vlere prej 2.5 miljard € , e qe ne fakt do te thote se gjitha ato bashke me Veriun e Kosoves jane ekvivalente me Pavaresine e Kosoves qe eshte nji apsurd tjeter idiotesk i logjikes serbe sepse , Serbija e humbi luften nga NATO e UCK dhe e turpruar u debua nga Kosova fakt ky qe e ndryshon logjiken e smure grabiteqare dhe ekspansioniste serbe por , ja qe gjithmone gjenden disa zyrtar shqiptar andej e hendek kufirit, ku e di se per cfare arsye , e pranojne diktatin serb dhe me apo pa dashje i bejne sherbetorin regjimit gjakatar serb

    Tuesday, 23 October 2018 17:27 komentuar nga fery
  • Përgjigju Miharrem Maralusha

    Neqoftse plani i Hashim Thaqit do te ket sukses, Hashimi do te perjeton fatin e Prince Ferdinantit te Austrise.

    E mërkurë, 17 October 2018 06:14 komentuar nga Miharrem Maralusha

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!