Berisha: Kjo është merita historike e Lulzim Bashës

Premte, 02 November 2018 10:30

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur edhe një herë mbrëmjen e djeshme, mbi meritat që ka kreu i PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Debatinë Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Berisha tha se  Basha ka një meritë historike për rrugën e Kombit.

Sali Berisha: Kur e kam caktuar ministër të Punëve Publike e thirra dhe më pyeti: Përse unë këtu? Për këtë rrugën. Kjo është gjithçka, i thashë. Ne do ta ndërtojmë këtë rrugën me çdo kusht. Kur i shkoi Orsalia në zyrë dhe i tha çfarë e ke këtë hartë, Basha iu përgjigj (E mbante hartën edhe në tavolinë dhe në mur):  E kam këtë hartë për të më kujtuar misionin tim kryesor, ndërtimin e rrugës. Lulzim Basha ka dhënë një kontribut shumë të madh në atë vepër.  Ka patur kundërshti të mëdha. Unë isha i vendosur edhe sikur të ikte Banka Botërore, unë do ta ndërtoja rrugën. Por Lulzim Basha bindi përfaqësuesit e Fondit Monetar. Kjo është meritë e madhe e tij, edhe për shumë të tjera, por kjo është më e madhja. Basha nuk u dorëzua ndaj asnjë presioni për tu tërhequr nga ndërtimi i rrugës. Dhe së treti e ndoqi bashkë me financat procesin. Basha ka një meritë historike të padiskutueshme sepse e zbatoi një projekt që është sot korridori më vizibël i Ballkanit. 

Në lidershipin e PD ndodhi ndryshim gjeneracional. Basha është gjenerata juaj. Nuk është gjeneratë e imja. Basha përfaqëson gjenerëtën e tij. Mund ta akuzosh Bashën për shumë gjëra por nuk mund ta akuzosh se po imiton Sali Berishën. Çka unë e përgëzoj. Sepse ai nuk duhet të më imitojë mua. Ai ka krijuar konturin e vetë të opozitarizmit. Nuk ka humbje të përhershme dhe nuk ka fitore të përhershme në politikë."

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!