'Bularati'/ Shehu: Fajin Ramës nuk ja ka Shqipëria e Greqia, por roli i të ‘fortit’

Premte, 09 November 2018 13:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ në lidhje me situatën e krijuar në vend nga çështja ‘Katsifa’ dhe qëndrimin e Edi Ramës, i cili sipas Shehut ankohet se po sulmohet.

Në shkrimin e tij deputeti demokrat shkruan se Ramës fajin nuk ja ka as Shqipëria dhe as Greqi, por vetëm vetja e vet dhe politikat e tij shkatërruese në çdo aspekt.

Postimi i plotë:

Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqiperia e nga Greqia...!!

Ne fakt keshtu mund te jete, por jo pa aresye.

Aresyeja qendron jo vetem tek ngjarjet e Bularatit, por ne nje vazhde 6 vjecare te tij e te Qeverise se tij ne maredheniet shqiptaro-greke.

Ndodh keshtu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar per "zero probleme me fqinjet", i shkaterron qellimshem e ne menyre aventureske ato maredhenie e me tej kur je i detyruar te "miqesohesh" shkon ( apo te cojne) ne tryeze i "kapitulluar".

E njejta skeme edhe per ate ngjarje, qe kishte ne zanafille indokrinimin ekstremist te te ndjerit, por qe Kryeministri e shoqeroi me disa deklarata aspak te pershtateshme dhe jo etike, qofte si reagim te tij edhe ndaj atyre prononcimeve te matura e vizionare, qe ne ate mori ekstremizmash kerkuan te vendosnin aresyen.

Ai vertet ato dite tentoi te marre rolin e te "fortit", por perseri jo me shume se mbas 48 oresh u detyrua te veshi petkun e "kapitulluesit"!!

Pra fajin Kryeministri duhet ta kerkoje ne radhe te pare te vetja e politikat e tij, e jo tek "qiriet Kadrinj"....

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 13:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!