Intervista e plotë/ Berisha flet për gjendjen e grushtit të shtetit

Premte, 09 November 2018 18:32

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.

Pa komentuar ish-kreu i Partisë Demokratike nuk ka lënë dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.

 “Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”.

Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm , ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-president, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon kushtetuta e vendit.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për ministër të brendshëm janë minimalisht dy sipas Bersihës.

Kërcënim e quan reagimin e kryeministrit Rama për mos dekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.

Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar sipas ish kryeministrit Berisha dhe ktë, po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i Ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese de facto nuk ekziston duke krijuar hapsira të mëdha për përplasje të rënda.

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 21:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!