Vuani nga anemia dhe depresioni? Konsumoni këto ushqime

E Enjte, 14 June 2018 10:46

Spinaqi mund të mos ju japë superfuqi si Popaji, megjithatë, kjo perime me gjethe jeshile, ashtu si edhe ushqimet e tjera me përmbajtje të lartë në hekur, mund t’ju ndihmojnë të luftoni aneminë e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit.

Kjo formë e anemisë çon në rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut si pasojë e mangësisë së hekurit. Pa pasur mjaftueshëm hekur, trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut që e bën të pamundur kalimin e oksigjenit në indet e trupit. Si pasojë, ju mund të ndiheni të dobët, të lodhur dhe të acaruar gjatë gjithë kohës.

Rreth 20% e femra, 50% e grave shtatzëna dhe 3% e meshkujve nuk kanë mjaftueshëm hekur në trup. Zgjidhja, në disa raste, është të konsumoni më shumë ushqime të pasura në hekur.

Si e përdor trupi hekurin e marrë nga ushqimet?

Kur konsumoni ushqime të pasura në hekur, ky i fundit absorbohet në trup kryesisht nëpërmjet pjesës së sipërme të zorrës së hollë.

Hekurin mund ta sigurojmë si nga burimet shtazore, si mishi i kuq, peshku etj, ashtu edhe burimet bimore.

Ushqimet e pasura në hekur

Burimet shtazore të hekurit, me 3.5 ml ose më shumë për racion, janë:

  • 85 gramë mish pule ose viçi
  • 85 gramë midhje ose molusqe
  • 85 gramë goca deti

Burime të mira të hekurit me 2.1 miligramë ose më shumë për racion janë:

  • 85 gramë biftek të gatuar
  • 85 gramë sardele të konservuara në vaj.
  • Burime të hekurit me 0.7 miligramë ose më shumë për racion janë:
  • 85 gramë mish pule
  • 85 gramë mish të gjelit të detit të gatuar
  • 85 gramë peshk salmoni, tuna, merluc etj
  • 85 gramë proshutë derri
  • 85 gramë mish viçi

Burimet bimore më të mira të hekurit janë thjerrëzat, fasulet dhe spinaqi. Frutat e thata si bajamet, fistikët, arrat, farat e lulediellit, kikirikët, shqemet e pjekura etj janë gjithashtu të pasura në hekur.

Si të merrni më shumë hekur nga ushqimet

Disa ushqime mund të ndihmojnë trupin të absorbojë më shumë hekur nga ushqimet e pasura me këtë mineral; të tjerat mund ta pengojnë këtë proces. Për të absorbuar më shumë hekur nga ushqimet që konsumoni, përpiquni të shmangni konsumimin e çajit ose kafes, ose konsumoni ushqime të pasura me kalcium. Për të përmirësuar absorbimin e hekurit, i konsumoni ushqimet e pasura në hekur së bashku me një burim të mirë të vitaminës C, si lëngu i portokallit, brokoli ose luleshtrydhet.

Nëse nuk mund të merrni mjaftueshëm hekur nga burimet ushqimore, mund të keni nevojë edhe për suplemente të hekurit. Megjithatë, duhet të konsultoheni më parë me mjekun, i cili mund t’ju rekomandojë dozën e duhur si dhe duhet të ndiqni udhëzimet e tij me kujdes.

Edhe pse toksiteti i hekurit nga burimet ushqimore është i rrallë, me suplementet janë të mundshme edhe mbidozat vdekjeprurëse. /Shëndeti/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kocijançiç: KE dhe Serbia kanë pikëpamje shumë të ndryshme për ndërprerjen e dialogut

Globi

Kocijançiç: KE dhe Serbia kanë pikëpamje shumë të ndryshme për ndërprerjen e dialogut

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar në nivel teknik dhe ekspertësh, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç. Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”...

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!