U diagnostikua me kancer/ Pacientja: Mos neglizhoni këto simptoma

E mërkurë, 11 July 2018 11:34

Kanceri i mitrës është lloji i katërt i kancerit më i përhapur tek gratë në të gjithë botën, megjithatë shumë pak i dinë simptomat.

35-vjeçarja Faith Caton u diagnostikua me kancer kur po përpiqej bashkë me bashkëshortin që të lindnin një fëmijë.

“Asnjëherë nuk ishte përmendur fjala kancer – deri në momentin që u zbulua masa tumorale”, tregon ajo.

Ekspertët thonë se kanceri i mitrës është lehtësisht i trajtueshëm nëse kapet herët dhe shenja më e zakonshme e tij është çrregullimi i ciklit menstrual.

Shumica e rasteve me kancer të mitrës shfaqen tek gratë që kanë hyrë në menopauzë, megjithatë nuk përjashtohen as më të rejat.

Faith vuante nga endometrioza dhe duhej t’i nënshtrohej një procedure rutinë për periodat e çrregullta.

“Të gjithë ishin të shokuar, përfshirë edhe gjinekologia”, tregon ajo.

Kanceri kishte avancuar, prandaj Faith duhej t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e masës tumorale, si dhe trajtimit me rreze dhe kimoterapisë.

Edhe pas përfundimit të trajtimit rraskapitës, problemet për të vazhdonin. Po vuante nga depresioni dhe problemet me zorrët.

Para kësaj eksperience të dhimbshme, Faith tregon se nuk dinte asgjë për kancerin e mitrës.

Disa nga shenjat më të përhapura të kancerit të mitrës, përveç gjakderdhjes së papritura vaginale, janë:

  • Gjakderdhja pas menopauzës
  • Gjakderdhje para apo pas ciklit menstrual
  • Gjakderdhje pas aktit seksual
  • Perioda shumë të çrregullta
  • Gjakderdhje të shumtë gjatë periodave, nuk menaxhohen as me ilaçe
  • Sekrecione vaginale të ujshme ose me gjak

Jo në të gjitha rastet periodat e çrregullta paralajmërojnë për kancer të mitrës, gjithsesi është mirë të flisni me mjekun për simptomat që keni.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 11:43

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Aktualitet

Gruevski në Hungari përmes Tiranës? Policia e Shtetit nis verifikimet

Policia e Shtetit ka nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.Burime konfirmojnë se do kontrollohen listat e...

Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve

Politikë

Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve

"Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të kishte arrestuar brenda ditës, uzurpatorin e bashkisë së Durrësit, Vangjudh Dakon, jo vetëm prej dëshmisë publike së Avdylajt, por se lënia e Dakos...

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet Mustafa Lici

Aktualitet

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet Mustafa Lici

Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut policia e Shkodrës ka shoqëruar Mustafa Licin, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës Shoqërimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!