Anemia në shtatzëni, efektet negative te fëmija

E Enjte, 12 July 2018 22:26

Pothuajse gjithmonë ekziston një lidhje midis shtatzënisë dhe anemisë. Anemia ndodh kur ju nuk keni mjaftueshëm rruaza të kuqe në trup ose rruazat e kuqe nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë (proteina që merr O2  nga mushkëritë dhe e shpërndan në gjithë trupin). Pa hemoglobinë të mjaftueshme trupi e ka të vështirë të oksigjenojë si duhet qelizat e tij. Por mos u shqetësoni: anemia e lidhur me shtatzëninë është një fenomen i zakonshëm sidomos në tre-mujorin e dytë dhe të tretë. Me kujdesin e duhur ju mund të vazhdoni të keni një shtatzëni të shëndetshme.

Shkaku i anemisë në shtatzëni

Kur jeni shtatzënë volumi i gjakut në trupin tuaj rritet rreth 50%  në mënyrë që të plotësojë nevojat tuaja dhe të fëmijës që po rritet. Kjo ul përqendrimin e hemoglobinës në gjak. Trupi ka nevojë për hekur dhe vitamina të tjera që të rrisë prodhimin e qelizave të kuqe të reja. Niveli i ulur i këtyre elementëve në depot e organizmit ngadalëson prodhimin e rruazave të kuqe dhe për pasojë vështirësohet oksigjenimi adekuat. Rezultati: një nënë shtatzënë e lodhur.

Në pjesën më të madhe të rasteve, anemia shkaktohet nga mungesa e hekurit si në depot ashtu dhe në dietën e nënës para apo gjatë shtatzënisë. Më pak e zakonshme është që të shkaktohet nga: deficiti i vitaminës B12 apo i acidit folik, nga hemorragjitë, nga sëmundje të tjera shoqëruese si sëmundjet e veshkave, çrregullime imune apo sëmundje të tjera hereditare si; talasemia apo drepanocitoza etj. Pra, që të kuptohet cili është shkaku i  anemisë, është i domosdoshëm konsultimi me mjekun Hematolog si dhe me mjekun tuaj Obstetër-Gjinekolog.

Simptomat

Fillimisht ju mund të mos i vini re simptomat e anemisë sepse mund t`i ngatërroni ato me simptomat e zakonshme të shtatzënisë; madje disa nëna nuk e kuptojnë fare që mund të kenë anemi derisa bëjnë një analizë gjaku. Por kur situata përparon mund të ndjeni;

  • Lodhje të tepërt
  • Dobësi
  • Dhimbje koke
  • Marrje mendsh
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Rrahje të shpeshta ose të çrregullta të zemrës
  • Temperaturë të ulët të trupit
  • Zbehje të lëkurës
  • Dhimbje gjoksi
  • Irritim

Nëse jeni duke përjetuar një nga këto simptoma duhet të paraqiteni te mjeku juaj. Diagnostikimi në këto raste bëhet nëpërmjet kryerjes së hemogramës (analiza e gjakut komplet) e cila na jep informacion mbi numrin e eritrociteve, nivelin e hemoglobinës dhe indekset eritrocitare.

Rreziqet

Rrallë ndodh që anemia gjatë shtatzënisë të sjellë probleme te fëmijët, sepse fëmija merr gjithë rezervat vitaminike të nënës për t’u zhvilluar. Megjithatë në qoftë se anemia lihet e patrajtuar, ajo mund të thellohet, duke krijuar kështu vështirësi në rritjen e fëmijës dhe njëkohësisht edhe në shëndetin e nënës , ndaj është e rëndësishme të diagnostikohet dhe kurohet në kohë.

Efektet negative të anemisë te nëna:

Gratë me anemi kanë prirje për shtatzëni më të shkurtër se ato jo anemike (janë në risk të lartë për lindje të parakohshme).

Hekuri, në qumështin e gjirit të nënave me defiçit, ka rezultuar të jetë i pamjaftueshëm për të realizuar nevojat ditore të fëmijëve që ushqehen me gji.

Anemia dhe ferrodefiçenca prekin gruan shtatzënë edhe në nivel të mirëqenies së përgjithshme.

Mungesa e hekurit bën që të kemi dëmtim të sistemit imun, çka e bën nënën më të prekshme nga sëmundjet, dëmtim ky shumë mirë i rikthyeshëm kur korrigjohen defiçitet.

Shumë rrallë, në kushte të anemisë ekstreme, mund të ndodhë mortaliteti te nëna gjatë lindjes, por kryesisht ky fenomen haset në vendet në zhvillim.

Efektet negative te fëmija:

  • Shëndeti dhe zhvillimi
  • Peshë më e vogël trupore
  • Defekte të tubit neural (në rastin e defiçitit te acidi folik)

Studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e ngushtë midis anemisë dhe mungesës së hekurit. Prandaj, është e rëndësishme për gratë shtatzëna, të kenë depo të mjaftueshme të hekurit, acidit folik, vitaminës B12 që para shtatzënisë që të shmanget sa të jetë e mundur defiçiti i tyre me pasojat përkatëse në shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Trajtimi qëndron te shkaku, ku zakonisht më i shpeshti është mungesa e hekurit, prandaj është e zakonshme që në suplementet e dhëna gjatë shtatzënisë përfshihen doza të hekurit dhe vitaminave të tjera të përllogaritura sipas nevojave ditore në shtatzëni. Për një pjesë të mirë të grave shtatzëna kjo sasi suplementesh si dhe dieta ushqimore e pasur në hekur dhe vitamina mjafton për një mbarëvajtje të shtatzënisë, por te personat që kanë defiçite të thella apo sëmundje të tjera që mund të shkaktojnë anemi, trajtimi konsiston në terapi specifike, kjo në varësi të gjendjes, ekzaminimeve laboratorike dhe shkakut që ka precipituar aneminë dhe gjithmonë sipas vlerësimit të bërë nga mjeku hematolog.

Në ditët e sotme është e rëndësishme që, brenda mundësive individuale, çdo grua që pretendon të nisë një shtatzëni, duhet të sigurohet më parë që trupi i saj ka mjaftueshëm rezerva vitaminike që mundësojnë fillimin e një jete të re, kjo për një shtatzëni të shëndetshme dhe si rrjedhojë edhe fëmijë të shëndetshëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...