Mijëfletëshi, bima medicinale kundër alergjive

Hënë, 05 November 2018 20:26

Bar njëmijëfletëshi është një bimë medicinale me famë.

Emri botanik i saj është Achillea millefolium ose Mijëfletëshi i Akilit, luftëtarit të pamposhtur dhe guximtar të mitologjisë së vjetër Greke.

Legjendat thonë që Akili e leu trupin e tij me një lëng të prodhuar nga bari i njëmijëfletësisht dhe përfitoi një mburojë natyrale kundër sulmeve të armiqve. Ai ishte i pamposhtur përveç se në thembër.

Grumbulluesit e bimëve medicinale në Shqipëri e mbledhin këtë bimë kryesisht për eksport, por edhe për kërkesën e tregut vendas. Në Shqipëri njihet me emra Bar mijëfletësh, bar i pezmit, mijëgjethësja, bar noxël (Kruje), ermenë (Libohovë), bishtamith (Orosh).

Mijëfletëshi rritet në gjendje të egër në zonat e ahut, e kullotave alpine, në livadhe me bar e vende të thata dhe është e përhapur në gjithë zonat e Pukës, Dibrës, si edhe në Malësitë Veriore. Kaq i kërkuar është kjo bimë medicinale sa ka patur edhe tentativa për ta mbjellë dhe kultivuar për të përballuar kërkesën e madhe nga tregjet e huaja.

Lulet dhe gjethet e mijëfletëshit mund të konsumohen ose pihen si çaj. Gjethet e freskëta përdoren për të ndaluar gjakderdhjen nga plagët, trajtuar problemet gastrointestinale, ulur temperaturën dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Gjethet e freskëta të kësaj bime mjekësore mund të përtypen si një kurë natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit. Shkencëtarët janë të mendimit që kjo bimë mjekësore i bën mirë të gjithë organizmit. Shumë studime të tjera thonë që mijëfletshi përmirëson qarkullimin e gjakut në organet riprodhuese dhe spazmat.

Vlerat e mijëfletëshit

Lufton bakteret. Mijëfletëshi përmirëson tretjen, parandalon formimin e gurëve të tëmthit dhe arrin të inkurajojë nxjerrjen e infeksioneve nga këto organe nëpërmjet rritjes së frekuencës së urinimit.

Çliron frymëmarrjen. Mijëfletëshi ka një efekt tharës dhe hap rrugët e bllokuara të frymëmarrjes, çliron nga kolla dhe infeksionet e sinozitit.

Kundër alergjive. Mijëfletëshi është shumë i dobishëm kundër alergjive, sidomos me sekrecionet e hundëve, përlotjen e syve që shkaktohet nga myku, pluhuri, poleni dhe pushi. Në rastet e temperaturës, të ftohtit dhe gripit , mijëfletëshi inkurajon djersitjen dhe nxjerrjen jashtë të infeksioneve.

Lufton inflamacionin. Vajrat esencialë të mijëfletëshit përdoren në trajtimin e reumatizmës dhe sëmundjeve të tjera të kyçeve.

Përmirëson tretjen. Mijëfletëshi ndihmon në kurimin e të ftohtit, dhe përmirëson tretjen. Kjo bimë medicinale përmirëson sekretimin e enzimave dhe lëngjeve tretëse duke rritur oreksin dhe rregulluar tretjen.

Mijëfletëshi njihet si një bimë medicinale që përdoret së brendshmi dhe së jashtmi. Bima e plotë, e thatë ose e freskët mund të përdoret, megjithatë sugjerohet që ajo të këputet sapo ka nisur të lulëzojë.

Gjethet e mijëfletëshit mund të hahen të gatuara ose të freskëta. Shija e tyre është e hidhur, por kur kombinohen me sallata shijojnë shumë. Sugjerohet që të përdorni gjethe të freskëta dhe të vogla. Lulet dhe gjethet mund të përdoren edhe në përgatitjen e çajrave aromatikë, ndërkohë që vajrat esencialë që gjenden tek gonxhet i japin shije pijeve të ndryshme.

Çaji i mijëfletëshit është një zgjidhje e përkryer për të ulur ankthin, tensionin e gjakut dhe qetësuar frymëmarrjen.

Receta e çajit të mijëfletëshit

Lulet, gjethet dhe bishtat mblidhen dhe thahen duke krijuar bimën medicinale që ne përdorim. Çaji i mijëfletëshit mund të jetë i hidhur, ndaj mos hezitoni të përdorni mjaltë dhe limon që të përfitoni edhe vitaminën C.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me mijëfletësh të tharë, ose 3 gjethe të freskëta
1 filxhan me ujë të vluar
1 lugë çaji me mjaltë
1 copë limon

Udhëzimet

Lëreni mijëfletëshin të qëndrojë në ujë për 10 minuta. Nëse dëshironi mund t’i hiqni gjethet ose ta kulloni lëngun. Shtoni mjaltë dhe/ose limon sipas dëshirës. Përzijeni dhe shijojeni./AgroWeb.org

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!