UEFA dënon me 2 vjet Jashanicën, Skënderbeu: Çështjen do ta çojmë në CAS

Tuesday, 12 June 2018 19:57

Skënderbeu merr një tjetër penalitet, pas dënimit me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Mbrojtësi Kosovar Bajram Jashanica ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa Ligë. 

Jashanica do të lihet jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020. Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi dënimin 2-vjeçar për Bajram Jashanicën, për çështjen e dopingut, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut. 

Korçarët njoftojnë se pavarësisht argumenteve për uljen e sanksionit UEFA nuk i ka dëgjuar dhe se kjo çështje do të shkojë në CAS.

Më poshtë, edhe reagimi i plotë:

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore “pezullim nga aktiviteti” për një periudhë 2-vjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Pavaresisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqesorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.

Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.

Zyra për Shtyp,

KF Skënderbeu

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Bota Shqiptare

Minatorët e Trepçës: Grevë të përgjithshme ose protesta në rrugë

Minatorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe duke nisur nga ora 08:00. Ata kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës e nxjerr nga Qeveria, ku thonë se...

Conte në Berlin, Angela Merkel: Do mbështesim Italinë për refugjatët

Globi

Conte në Berlin, Angela Merkel: Do mbështesim Italinë për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ofroi mbështetjen e Gjermanisë për Italinë për të përballuar fluksin e emigrantëve, gjatë takimit të zhvilluar sot me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, gjatë vizitës së tij...

I hyjnë hajdutë në shtëpi, gruaja telefonon policinë, arrestohet shqiptari

Aktualitet

I hyjnë hajdutë në shtëpi, gruaja telefonon policinë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje. Ky arrestim ka ndodhur në qytezën Borgo Valsugan në Trentino, ku një grua...